500 sterlina kush spiunon komshiun

20/12/2009 19:37

 Nga sot e tutje, në Britaninë e Madhe nëse spiunon komshiun paguhesh 500 sterlina. Nëpërmjet një skeme të veçante, qeveria britanike ka nisur aplikimin e një projekti për të inkurajuar qytetarët në dhënien e informacionit për fqinjët e tyre të cilët banesat e dhëna nga bashkia, i lëshojnë me qira. Janë gabuar ata të cilët kanë menduar se epoka e spiunëve me pagesë ka marre fund njëherë e përgjithmonë. Në dispozicion të qytetarëve të cilët do të spiunojnë, janë vënë disa numra telefoni, një adrese e-mail përfshi një faqe në internet. Hartuesit e këtij projekti thonë se shpërblimi prej 500 sterlinash do të nxisë qytetarët të japin informacion në bashkitë e tyre.