51-vjecari i verber arrin te shohe

20/12/2009 19:51

 51-vjecari anglez Peter Lane, i verber prej 30 vjetesh eshte entuziast per rezultatet e arritura deri tani nga nderhyrja kirurgjikale, te ciles i eshte nenshtruar duke patur sot syrin bionik.

Lane, i cili u verbua per shkaqe gjenetike sot arrin te dalloje format e deres, mobiljeve, si dhe te lexoje fjale te shkurtra, fale nje telekamere te montuar ne ne nje pale syze dhe qe regjistron cdo gje qe i del perpara syve.

Videokamera kap imazhe dhe i con ato ne nje procesor video qe zoti Lane e mban ne rrip. Procesori konverton imazhet ne sinjale elektronike dhe i dergon ato ne nje transmetor vene ne syze. Prej ketu nis sinjali wireless qe arrin nje marres vendosur ne retine, i cili nepermjet elektrodave stimulon nervin optik dhe detyron trurin te marre imazhet.