Alfred Moisiu

20/12/2009 14:42

 Alfred Spiro Moisiu lindi më 1 dhjetor 1929 në Shkodër si biri i Spiro Moisiut dhe ishte President i Republikës së Shqipërisë që nga 24 qershori i vitit 2002 deri më 24 korrik të vitit 2007.

President i Shqipërisë
Moisiu u zgjodh president i Shqipërisë nga parlamenti më 24 qershor të vitit 2002 dhe e mori detyrën më 24 korrik 2002 duke zëvendësuar presidentin paraardhës Rexhep Meidani. Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topi i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 20 korrik 2007

Edukimi dhe kualifikimi
* 1941-1945 Studime në gjimnazin e Tiranës.
* 1946-1948 Shkolla e Inxhinierisë Ushtarake në Petersburg, Rusi.
* 1952 - 1958 Akademia e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë. Laureuar me Medalje të Artë.
* 1967 -1968 Kursi i Lartë i Shtabit i Përgjithshëm. Akademia e Mbrojtjes në Tiranë.
* 1995 Kursi për Personalitete të Larta në Kolegjin Ushtarak të NATO-s, Romë

Karriera profesionale
* 1943-1945 Pjesëmarrës në Luftën Antifashiste NÇL.
* 1948-1949 Komandant toge në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë
* 1949-1951 Instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.
* 1958-1966 Në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.
* 1966-1971 Komandant i Brigadës së “Urave të Rënda” në Kavajë.
* 1971-1981 Drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit ne Ministrinë e Mbrojtjes.
* 1981-1982 Zëvendësministër i Mbrojtjes, deri në Tetor 1982.
* 1982-1984 Komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel.
* 1985-1991 Pension
* 1991-1992 Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë Teknike.
* 1992-1994 Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes.
* 1994-1997 Zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes.
* 1994 President i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut.
* 24 qershor, 2002 President i Republikës së Shqipërisë.

Aktivitete
* 1994 Organizator dhe drejtues i shtatë konferencave ndërkombëtare për Problemet e Paqes dhe të Sigurisë (Shoqata Shqiptare e Atlantikut).
* 1998-2002 Organizator dhe drejtues i tre konferencave kombëtare për Problemin e Grumbullimit të Armëve.
* 2002 Organizator dhe drejtues i Konferencës Rajonale për Problemet e Kontrollit të Armatimit dhe Sigurisë Njerëzore.
* 2002 Propozohet për t’u zgjedhur Zv/President i Shoqatave të Atlantikut, organizatë ndërkombëtare ku bëjnë pjesë Shoqatat Kombëtare Atlantike të vendeve anëtare të NATO-s dhe të vendeve anëtare të PFP-s.
* 2002 Zgjedhur anëtar i Komitetit të Patronëve të ATA-së
* 2001 – 2002 Prezanton në Bruksel, Zagreb dhe në Bukuresht projektin “Integrimi i 6000 Ushtarakëve në Lirim në Ekonominë e Tregut”, përfshirë në agjendën e Paktit të Stabilitetit

Veprat
Është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes e të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë.

Tituj shkencore

* 1979 Doktor i Shkencave Ushtarake

Dekorata dhe medalje

* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
* Medalja “Shërbime Ushtarake”
* Urdhri “Ylli i Kuq”
* Urdhri i Skënderbeut, Klasi III
* Urdhri “Shërbime Ushtarake”
* Medalja e Çlirimit
* Urdhri i Skënderbeut, Klasi II
* Medalja e 10-vjetorit të Ushtrisë
* Qytetar Nderi i Bajram Currit
* Qytetar Nderi i Barit (Itali)
* Urdhri i Shën Mikelit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II)
* Urdhri i Shën Gjergjit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II)