Barcelona, kampione e botes per klubet

20/12/2009 20:03

 Me sa duket ekziston sezoni perfekt dhe kete gje e konfirmoi Barcelona ne mbremjen e se shtunes ne Abu Dhabi.

Ka qene nje gol me gjoks i Lionel Mesit qe i ka dhene trofeun e gjashte te sezonit katalanasve, ate te kupes se botes se klubeve.

Ne te gjashte aktivitetet ku ka marre pjese skuadra e drejtuar nga Pepe Guardiola ka arritur te marre 6 treofe.

Duket cdo gje e bukur dhe e thjeshte, por nuk ka qene keshtu per skuadren blaugrana ne finalen e boterorit te klubeve qe zhvilluan ndaj Estudiantes.

Bozeli i kishte dhuruar kupen skuadres se tij deri 3 minuta nga fundi i lojes, pasi shenoi golin e avantazhit per Estudiantes ne minuten e 37.

Ne te dyten kampionia e Amerikes Latine ndjek skemen italiane duke e terhequr te gjithe skuadren ne mbrojtje, nje manover qe dha rezultat deri 3 minuta perpara perfundimit te kohes se rregullt, pasi nje kombinim i Pikes me Pedron, sjell golin e barazimit.

Ne kohen shtese vjen nje tjeter magji e lojtarit me te mire ne bote per momentin, Lionel Mesit.

Nje krosim i Dani Alvesh ne minuten e 110 te takimit shfrytezohet ne menyre spektakolare nga “Topi i Arte”, i cili shenon me gjoks duke i prishur perfundimisht endrren skuadres argjentinase.