Fëmija na ka forcuar dashurinë

11/11/2003 23:43


Tek i shikon të dy të kapur për dore, për një çast të zilepsin dhe të shtyjnë të mendosh se Beni dhe Iva janë njësoj të dashuruar si ditën e parë. Nuk mund të ndodhë ndryshe! Ata tashmë e kanë një filozofi në jetën e tyre që duket se ka funksionuar mrekullisht mirë tek ta. Të hedhësh hapat e matur dhe një nga një dhe të mos mitizosh kurrë personin që ke në krah, pasi mund të ndodhë që të zhgënjehesh shpejt. Duket se çelësi i marrëdhënies së tyre të lumtur prej gjashtë vjetësh është pikërisht ky. Sigurisht, përpos ndjenjës që i mban të lidhur fort, që ka ardhur duke u rritur gradualisht tek ata dhe jo e furishme dhe me pasion marramendës që prej fillimit,  prezantuesja simpatike dhe aktori i mirënjohur tanimë kanë edhe një motiv më shumë për ta parë të ardhmen përjetësisht bashkë: një foshnje po rritet në barkun e Ivës dhe është ajo që do të ndryshojë statusin e tyre jo më larg se muaji dhjetor. Dy prindër në pritje për të nisur sëbashku rrugëtimin e jetës me një vajzë në krah dhe medoemos më shumë dashuri për të kultivuar ndaj njëri tjetrit

 

Si jeni njohur ju të dy?- i pyes teksa ata të dy janë ulur përballë meje dhe fare pranë njëri tjetrit. Me çiltërsinë tipike gati foshnjore, Iva kërkon të drejtën e fjalës dhe duke mos e kursyer as edhe një buzëqeshje rrezëllitëse që i lexohet lehtë në  buzë, Beni nuk mund të veprojë ndryshe, andaj dorëzohet menjëherë!

Jemi njohur në “Vizion Plus”-ndërhyn ajo, në kohën kur ai punonte si narrator i dokumentarëve, ndërsa unë si prezantuese. Kam qenë shumë e vogël kur u njoha me të dhe për të qenë e sinqertë Beni më dukej shumë i madh. Nga ana tjetër, nuk më tërhiqte fare si tip, pasi kishte gjithnjë dëshirën për të qenë protagonistë, në çdo bisedë. Në krye të tavolinës me kafen përpara e cigaren në dorë do të diskutonte për çdo gjë. Përveç pjesëve pozitive në aspektin profesional, aktor me emër dhe shumë i talentuar, çuditërisht nuk më tërhiqte fare sepse ai ishte krejt e kundërta e natyrës sime, unë më heshtur, më e ndrojtur, e kur ke përpara një natyrë të tillë, sigurisht që nuk mendoja se do kishte afeksion mes nesh.

Dhe çfarë ndodhi më pas?- vijoj ta pyes atë, ndërkohë që imagjinata ime “e pabindur” mendon se një vajzë simpatike si ajo mund të ketë përdorur si armë të fortë pamjen e jashtme për ta joshur aktorin e njohur në korridoret e “Vizion Plus”, ose me siguri i ka rënë pikës me ndonjë formulë speciale dashurie dhe dëshira i është plotësuar menjëherë sikur t’i kishte kërkuar një dëshirë Aladinit të famshëm dhe llambës së tij magjike.    

Me kalimin e kohës, pashë tek ai shumë vlera njerëzore-thekson Iva. Ai ka qenë këshilluesi im personal, për shumë nga vendimet e nxituara që doja të merrja. Më thoshte gjithnjë fjalë të ngrohta, kur kisha probleme me regjisorët apo drejtuesit e televizionit. Dhe të gjitha këto ndodhën kur ende nuk ishim lidhur.

Arbeni ndërhyn gati me padurim për të thënë fjalët e tij- Iva ishte shumë e këndshme, kur e kam njohur unë ishte akoma një fëmijë i këndshëm, e jo një vajzë e këndshme. Ajo ishte shumë tërheqëse, e ëmbël. Fillimi ishte thjesht shoqëri, pa ndonjë ide të qartë, më pas me kalimin e kohës konturet e kësaj marrëdhënie dolën më qartë në pah dhe u forcuan në mendjen time.

 

Si funksionoi më tej raporti juaj, ju një djalë më i pjekur me moshë relativisht më të madhe, dhe ajo ende një vajzë e vogël?- i drejtohem Arbenit si për të kuptuar se mos ndoshta mosha e tij ka bërë diferencën duke vendosur themele të forta që në fillim të  historisë së tyre të dashurisë. Dhe siç duket ai e miraton këtë, por aspak në heshtje; ja ku jep versionin e tij.

Iva ishte njeri që kishte dëshirë të dëgjonte dhe të mësonte nga më të mëdhenjtë, pohon Beni dhe duke qenë se pjekuria ime bënte diferencë, ajo ishte njeri që dëgjonte një fjalë më tepër që i thosha unë, fjalë që një femre tjetër nuk mund tja thoja. Unë kam një problem me veten time. Kur lidhem me dikë, jepem i gjithi, andaj dua vëmendje 100% dhe jo sa për të kaluar radhën. Ky ndoshta është edhe ai pozitiviteti im.

 

A ta dha Iva më pas këtë vëmendje?

Po ma dha, çuditërisht (qesh).

 

Dhe Iva ndërhyn me takt- E të mendosh që në atë periudhë kam qenë shumë e angazhuar me shkollën, me leksione, seminare, provime, me punë, kisha një emision të përditshëm në radio.

 

Dhe ku e gjeje kohën për t’ia kushtuar Benit?- kërkoj ta pyes atë, dhe menjëherë gjykoj se ndoshta si Iva është nga ato vajzat e shkathta që duan dhe dinë t’i bëjnë të gjitha, aq sa duket se ky ritëm jetese e ka stërvitur më së miri për të ardhmen dhe periudhën që do të pasonte paskëtej.

Nuk mund të bëja dot ndryshe- thotë Iva, nuk rrija dot pa Benin që në fillim. Ishte e pamundur që të mos takohesha çdo ditë me të ishte si një rit i joni ky që funksionoi që herët. Kishim apo nuk kishim punë, ne të dy do të takoheshim çdo ditë, në orën 8 të mëngjesit deri në një orë të caktuar të ditës.

 

Nuk ju mërziste kjo gjë?

Absolutisht jo! Kishte raste kur ne takoheshim edhe dy herë në ditë.

 

Arbeni përfiton nga rasti për ta drejtuar kahjen e bisedës drejt një shakaje

Tani nuk takohemi më, po skemi çtë bëjmë! Shpesh herë bëjmë debate për shkak të kohës së shkurtër që kemi në dispozicion për të qëndruar bashkë, kjo për arsye të angazhimeve profesionale respektive që kemi.

 

Megjithatë, për hir të së vërtetës Arben Derhemi është një emër i njohur në artin shqiptar, aktor i dëgjuar, i suksesshëm, të shkonte mendja që ndonjëherë do të lidheshe me të-i drejtoj pyetjen Ivës, si për të kuptuar se sa i interesonte asaj tek mashkulli që kishte në krah pjesa e famës dhe e të qenit njeri publik, pasi si i tillë ai kishte fituar vëmendjen e shumë syresh kureshtarë.

Jo-shprehet ajo. Ka pasur raste që edhe lodhesha nga bezdisjet e shpeshta. Tashmë, gjithçka është konsoliduar, por në fillim ka qenë e lodhshme. Telefoni binte shpesh...e kjo më krijonte vërtet shqetësim.

 

Iva na e përshkruaj pak momentin kur re në dashuri, si e përjetove?

Rrahje zemre, ankth, është një proces krejtësisht normal siç ndodh me njerëzit e zakonshëm. Por, dashuria jonë nuk ka qenë e madhe që në fillim, ajo është rritur gradualisht tek ne, aq sa kemi arritur në një pikë sa nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin.

 

Beson se ka qenë fat, lidhja juaj?

Them se po. Jemi njohur në kohën dhe vendin e duhur.

 

Përfshihet edhe Beni në këtë kontekst të bisedës ku jemi përqëndruar duke besuar se çdo lidhje ka atë pjesën e fatit brenda, përpos dëshirës së ndërsjelltë nga të dyja palët për lidhje.

Mendoj se unë kam qenë më këmbëngulës, për ta çuar më tej dhe për ta finalizuar këtë raport-thotë ai. Doja ta bëja më evidente dashurinë dhe lidhjen tonë dhe kjo i dha frytet e veta shumë shpejt.

 

Psikologjia njeh disa faza të rëndësishme të dashurisë: Në cilën fazë ndodheni ju?

Ne jemi në fazën e përgjegjshmërisë ndaj njëri tjetri-thotë Iva, teksa përkëdhel barkun me dorë. E kemi kaluar pasionin, kemi 6 vjet e gjysmë bashkë, kemi ndarë gjithçka me njëri tjetrin, e për më tepër tani jemi në pritje të një fëmije.

 

Si erdhi ky fëmijë tek ju? Ju gjeti gati?

Përgjigjen të dy në të njëjtën kohë: le të themi 50 me 50. Dëshira nuk mungonte nga të dy.

 

Dhe kush e priti me më shumë gëzim?- përpiqem të zbuloj dozat e lumturisë që kanë përjetuar të dy në momentin e marrjes së lajmit dhe siç duket më i guximshëm në këtë situatë rezulton vetë Arbeni.

Të dy- thotë ai. Kënaqësia është shumë e madhe në këto raste, ne e kemi për herë të parë të dy këtë gjë, dhe kur fillon bëhesh i ndërgjegjshëm për atë që po ndodh, pastaj kënaqësia ose ikën përfundimisht ose shtohet, dhe për mua të paktën ka ndodhur kjo e dyta.

 

Mezi po pret të bëhesh baba?

Patjetër që po. Dhe besoj se do të jem një baba i mirë...

 

Iva, na trego pak si kujdeset Beni për ty?-ndërsa ajo nuk merr as frymë përpara se të japë përgjigjen. Kërkojmë me çdo kusht të dimë sesi i ka ai marrëdhëniet me statusin e bashkëshortit dhe atë të qenit së shpejti prind.

Në të gjitha mënyrat-pohon ajo. Aq sa ndonjëherë më duket sikur bëhet i bezdisshëm qoftë edhe në mënyrën sesi fle. Duhet të fle vetem në anën e majtë dhe sa herë përpiqem të ndryshoj pozicion, ndjej një dorë që më thotë ti nuk duhet të lëvizësh shumë. Eshtë i kujdesshëm tek ushqimi, përpiqet që çdo gjë të jetë e freskët. Duke qenë e angazhuar në dy punë, ai mundohet të mi bëj gjërat më të lehta dhe më të gatshme.

 

Çfarë ka ndryshuar kjo shtatëzani tek ju?

Kemi filluar ta duam dhe të kujdesemi më shumë për njëri tjetrin. Sigurisht, kemi filluar të mendojmë edhe për të ardhmen e bebit tonë...

 

Eshtë një gjë e re për mua-shton Arbeni, erdhi si papritur, dhe më gjeti jo shumë të përgatitur. Por, në momentin që u ndjeva baba, ajo çka duhet të jepja për të dy qëniet, për fëmijën dhe bashkëshorten time ishte një detyrim shumë i madh dhe për çdokënd besoj se kjo duhet të kthehet pastaj në dobi për të dy qeniet. Eshtë gati si një mision. Duhet të bëhesh shumë shpejt koshient për gjithçka, pasi periudha 9 mujore për femrën është shumë e vështirë, dhe gjykoj se i takon burrit që të ndërgjegjësohet shpejt dhe tja lehtësojë sadopak situatën femrës.

 

Ka edhe burra që ndjehen të lëkundur në prag të ndryshimit të statusit: prind, baba. Me ju si ndodhi?

Nuk ndodhi aspak një gjë e tillë. Jo vetëm që nuk u shmangem përgjegjësive, nuk jam shqetësuar fare...e kam marrë si diçka që do të vinte një ditë. Dhe unë jam natyrë që ose i bëj gjërat dhe i çoj deri në fund, ose nuk i bëj fare.

 

Do asistosh gjatë lindjes së vajzës? – i drejtohem Benit.

E kemi diskutuar të dy këtë gjë, dhe kemi vendosur që nuk do asistoj në lindjen e bebit. Sigurisht do të jem duke pritur pas derës...lindja në vetvete si fenomen është diçka e bukur që ka çuar botën përpara, por po ta shohësh intimisht, është aq e shëmtuar sa nuk ka ku të shkojë. Ndërkohë që e mban mend Ivën aq të bukur, kur e shikon në atë gjendje thua o zot kaq e shëmtuar është vajza që dua unë (qeshin të dy).

 

Po për emrin e vajzës keni menduar-i pyes të dy, teksa fjalën e merr i pari Beni si për të na mbushur mendjen që teoria e tij është ajo më e besueshmja.

Për emrin e vajzës jemi në fazën e grindjes me njëri tjetrit. Unë mendoj që fëmija duhet të ketë një emër kuptimplot dhe jo kur ta thërrasësh të duket si pasthirrmë, pasi kjo është tendenca më e fundit e pridërve të sotëm. Iva nga ana tjetër ka teorinë e saj, për të cilën është ende e pavendosur.

 

Flet Iva- Në këtë periudhë, i lutem zotit që gjithçka të shkojë mirë dhe vajza të lind me shëndet...më pas vijnë etapat e tjera.

 

A keni menduar për një ceremoni martesore?

Patjetër që po-thekson Iva dhe madje e kemi vendosur që dasmën tonë ta bëjmë të madhe me shumë miq dhe të ftuar tanët. Për më tepër, mendojmë që ta bëjmë pasi të vij vajza në jetë, ndoshta kur ajo të jetë 1 ose 2 vjeçe që të mbaj bishtin e fustanit të nusërisë së mamit(qesh).

 

Po fakti që Beni ka pasur një lidhje tjetër më përpara, ishte problem për ty?

Absolutisht jo.

Dikush tjetër edhe mund ta merrte si koefiçentë minus këtë gjë? Ti jo?

Unë mendoj se kur dikush ka eksperiencë të tillë, di të veprojë më mirë në të ardhmen. Mendoj se ky është plus për mua.

 

Po për familjarët e ti si ka ndikuar kjo lidhje?

Unë jam natyrë që nuk shikoj kurrë të kaluarën tek një njeri, shoh vetëm të ardhmen. Pastaj prindërit e mi, gjithmonë kanë respektuar zgjedhjet e mia dhe kanë patur besim tek unë.

 

Si për t’i dhënë krah bashkëshortes së tij dhe për ta mbështetur në këtë pyetje ndoshta disi ngacmuese, Arbeni nuk heziton të shtojë se-Iva është rritur shumë ndër këto gjashtë vite. Në fillim kishte dhe një lloj xhelozie, dhe jo e pamotivuar kjo, ishte posesive dhe është krejt normale. Mërzitej shumë, dhe më pas i kam dhënë prova që unë jam ky. Duhet të kuptojmë edhe pozicionet që kemi në raport me publikun, me njerëzit...ka dhe adoleshentë që të ndalojnë, të përshendesin, kërkojnë autografe dhe pse jo kërkojnë që edhe t’i puth  (jo në sy të Ivës), por kjo është puna ime, profesioni im.

 

Dhe Iva si reagon në kësi rastesh?

Tani qesh. Përpara më shikonte edhe vëngër.

 

Po ti je xheloz? Ajo një vajzë e re, e bukur, e talentuar...

Nuk më ka dhënë asnjë lloj motivi që të ndjehem xheloz.

 

Cila ka qenë sjellja më agresive që Iva ka bërë ndaj teje?

Kur mërzitej thoshte do ndahemi, nuk kalohet më kështu....por mërzitja ka zgjatur dy ditë...dhe bashkoheshim prapë. Unë si më i madh e merrja në telefon....kemi qenë shumë të lidhur me njëri tjetrin, dhe kalonim shumë kohë bashkë, ne nuk kishim as mundësi fizike dhe mendore që të mendonim për dikë tjetër.

 

Duke ndejtur gjithmonë bashkë, ndoshta krijohet edhe një lloj varësie...

Po, jemi në këtë fazë. Jemi mësuar që prej fillimit bashkë, udhëtimet i bënim bashkë, edhe kur dalim darkave rrallë ndodh që të organizohemi si grup shoqëror....qëndrojmë vetëm bashkë...

 

Po, në mes kësaj ndodh që të keni kaluar edhe grindje, kush e ngre zërin më shumë?-e pyes Benin, kjo për të kuptuar se a kanë ata ndonjë çelës magjik me të cilin e mbajnë të konsoliduar marrëdhënien e tyre disa vjeçare dhe si ja bëjnë kur situata të caktuara ndonjëherë të rrëshkasin nga duart!

Para disa vitesh isha në Greqi-thotë ai sepse luante kombëtarja e artistëve shqipëtar me ata grekë dhe ndodhesha në një dyqan ku po i bleja Ivës një palë atlete. Dy ditë përpara, në shtatë të mëngjesit kishte rënë një telefonatë nga një gazetare që më drejton një pyetje: çfarë do bëje nëse do të ishe i padukshëm? Unë dhe ime motër e madhja kemi një problem të madh kur dikush na zgjon nga gjumi i mëngjesit: dhe duke turfulluar nga nervat i them: do bëja seks me gjithë vajzat e Tiranës. Ajo e shkruajti këtë në gazetë, Iva e lexon dhe më merr urgjentisht në telefon duke më numëruar fjalë të shumta, si nuk të vjen turp, çfarë do mendojnë njerëzit e mi kur ta lexojnë dhe unë përpiqesha ti mbushja mendjen se nuk ishte asgjë serioze dhe ja prisha mendjen me atletet (qesh).

 

Profesioni i Benit, ndoshta edhe me mendje të lejon luksin e ndonjë tradhëtie të vogël...do ja falje?-i drejtoj një pyetje të drejpërdrejtë që me sa duket e vë në siklet dhe mbush në djersë...(tërhiqem mënjëherë, pasi ajo është edhe shtatëzanë e nuk dua të më vrasë ndërgjegjia më pas)

Nuk do e bëja-thotë Iva. Nuk e mendoj fare këtë gjë, jam në një periudhë të bukur të jetës sime dhe kjo më mjafton.

 

Po ndonjë skenë erotike?

Nuk më bezdisin këto gjëra, unë e njoh profesionin e tij, e vlerësoj sepse Beni me dhe për atë jeton. Mua më shumë më bezdisin reagimet dhe komentet e të tjerëve, ne sado bëjmë një jetë shumë normale, njerëzit sërish flasin...ose kur jemi në kinema që shohim një film të Benit, shoh sytë e njerëzve të drejtuar nga unë...po nuk më bezdis kjo gjë.

 

I drejtohem Benit- Juve do ju hynte në sy një femër tjetër?

Femra të bukura ka plot, po ska si Iva.

 

Pse mendon se të ndodhi kjo alkimi me një psikologe dhe jo me një aktore?

Fillimisht ishte tërheqje fizike ajo e imja ndaj Ivës, më pëlqeu si tip....

Ndërhyn Iva: Pastaj, duhet të ketë pak variacion...

 

 

Si e keni ndërtuar jetën tuaj, tanimë që jeni edhe në pritje të një fëmije? Jetoni në një shtëpi më vete apo....?

Jetojmë me prindërit e Benit-përgjigjet ajo, dhe kur jam shkëptur nga familja ime tek e tij, nuk e kam ndjerë fare ndryshimin, pavarësisht se kam shumë mall për familjen time. Unë i dua jashtëzakonisht të dy prindërit e Benit, edhe motrat e tij, mbesat ...

 

Arbeni preferon që në këtë pikë të jap edhe ai versionin e tij duke u shprehur se- Në një moment të caktuar e ka pasur dëshirën për të mos jetuar me prindërit e mi, por më pas i njohu dhe u bind. Kur jeton në një shtëpi më vete, bën një jetë të mbyllur, ndërsa kështu ke një lloj ndihmese, një lloj variacioni. Prindërit e mi janë njerëz që sakrifikojnë dhe nuk ndërhyjnë në gjëra që mund të bezdisin çiftin.

 

Shoh një admirim për prindërit e tu. Kjo nuk të lejon të shkëputesh nga ata?

Jo, që në fillim ata kanë qenë dakort që ne të dy të dilnim në shtëpi më vete, por më