Gjenet percaktojne jetegjatesine e meshkujve

20/12/2009 13:46

 Një gjen i pranishëm në spermë është kyç për kohëzgjatjen e pritur të jetës së meshkujve, bëjnë të ditur shkencëtarët japonez në një studim të publikuar në revistën Human Reproduction.

Sipas të dhënave të reja, ky gjen është i pranishëm edhe te femrat, por aktivizohet vetëm te meshkujt. Shkencëtarët thonë se gjeni, i emëruar Rasgrf1, është përgjegjës për ndërtimin muskulor të trupit të meshkujve, por në dëm të uljes së jetëgjatësisë.

Testet e bëra në kafshë kanë treguar se deaktivizimi i Rasgrf1 mund të përmirësojë dukshëm funksionet e sistemit imunologjik si dhe ta vazhdojë jetën edhe për 1/3. Njëkohësisht, te ata persona është vërejtur një peshë më e ulët trupore.

Shkencëtarët shtojnë se këto zbulime mund të tregojnë se pse femrat kanë jetë mesatare më të gjatë se sa meshkujt.