Hapet supermarketi i pare i dashurise

20/12/2009 19:56

 Në Pekin të Kinës është hapur supermarketi i parë i dashurisë në botë. Në një reklamë thuhet se – artikulli i vetëm që ofrohet është “dashuria dhe vetëm dashuria”, ndërsa myshterinjtë aty mund ta gjejnë “partnerin e jetës”. Në raftet e supermarketit nuk ka patate, vaj, e as detergjente, por zarfe të ndryshme me të dhënat për “partnerin e jetës” – ku shkruan për gjininë e tyre, moshën, emrin dhe natyrisht pagën që marrin. Myshterinjtë kanë mundësinë të shëtisin mes rafteve dhe të gjejnë personin që iu konvenon më së shumti – ndërsa pronarët e supermarketit marrin përsipër të thërrasin atë person dhe ta vënë në kontakt me personin e interesuar.