Histori Dashurie

21/12/2009 16:07

 ...Keshtu dore per dore arritem tek stacioni i autobuzit.Une escja gjithnje e me ngadale,doja te arrija sa me vone ne pike-ndarje.E dija se ishte e paevitueshme por njekohesisht deshiroja me gjithe shpirt te mbaja doren time shtrenguar me tenden edhe pese minuta me shume.My almost lover :(.Ne fakt nuk duhet te vuaj fare.Koha jone ishte kaq e shkurter,ditete kaq te shkurtra,u rrokullisem neper zemra si kalamanj dhe tani jemi pa fjale.Me shtrengon shpatullat,une mbeshtes koken mbi klavikul.Je i gjate,je i gjate sa duhet qe te mbeshtetem pa mundim hic.Ti me puth floket,me shtrengon fort.Ne ate moment deshiroj me shpirt te thyhem ne mes,keshtu zgjasim edhe pak pritjen.Te marr ne duar fytyren.S'e di pse te dua o njeri.S'e di c'me pelqen ne ty,s'di c'ke te vecante,s'di c'me ke dhene kaq te ndryshme nga te tjeret.A nuk je dhe ti ushtar i mire i armates se burrave qe te thyejne zemren?Se ti e bere po tani s'duhet ta kujtoj.Por meqe mu kujtuat gjithsesi te puth buzet,te puth syte.Dua te te them lamtumire dhe pac fat po s'ma nxe goja.E thua ti...me kap nga krahu tek rend mess rruges:"c'dreqin po bej?".Po nuk mbaj dot me,nuk kam me fuqi te degjoj perseri,te me pvrasesh serish,preferoj te vrapoj nga ana tjeter pa e kthyer koken pas.

...

E dija se do shikoheshim prape.E dija se duart e tua do zbusnin shpirtin tim.E dija se serish do riliheshim,serish,serish,serish,my almost lover. \:\(