Hormoni, bar i ri kunder kancerit
Një hormon/proteinë të cilën e prodhon trupi i femrës gjatë shtatzënisë, mund të shndërrohet në një mjet të fuqishëm kundër kancerit.
Alfa-fetoproteina, e cila gjendet në gjakun e fetusit, pengon rritjen e tumorit, ndërsa shërben edhe si parandalues i zhvillimit të tumoreve të reja- pohon një studim i ri. Edhe pse shkencëtarët thonë se nevojiten edhe hulumtime shtesë për të zbuluar detaje më të shumta në lidhje me këtë efekt, ata besojnë se kjo proteinë e fuqishme mund të ndihmojë, sidomos në luftën kundër kancerit të gjirit. Hormonet e shtatzënisë, siç është estrogjeni, nxisin prodhimin e kësaj proteine, e cila vepron në zvogëlimin e rrezikut për rritjen e tumorit- thonë autorët e studimit.