Identifikohet kodi gjenetik i kancerit te lekures dhe mushkerive

20/12/2009 13:39

 Shkencëtarët thonë se kanë arritur të identifikojnë në tërësi kodin gjenetik të dy nga format më të shpeshta të kancerit- atij të lëkurës dhe të mushkërive.

Ky rezultat mund të shënojë kthesë në të kuptuarit e këtyre sëmundjeve, të detektimit të hershëm dhe shërimit të tyre, thonë ata.

Hulumtuesit britanikë thonë se këto informacione mund të çojnë drejt një kthese të madhe sa i përket parandalimit, duke përcaktuar se cilët faktorë shkaktojnë sëmundjen, dhe kështu mund të zhvillojnë mënyra për shërimin e atyre që vuajnë nga këto sëmundje.

Megjithatë, ekspertët thonë se do të duhen disa vite derisa të prodhohen barnat e reja kundër kancerit