Justin Timberlake dhe fama qe nuk arrin ta shijoje

21/12/2009 15:31

 Justin Timberlake talent i lindur? Kjo nuk ka dyshim pasi qe ne moshen 11 vjecare ai ka treguar se di te kendoje si nje profesionist.

Ishte viti i larget 1992 kur ai u shfaq per here te pare ne skenen e “Star Search” dhe pas asaj paraqitjeje u ftua nga kompania Disney te merrte pjese ne promocionin “Mickey Mouse Club”.

Por le te kalojme nga e shkuara ne te tashmen ku Timberlake nuk mund ta shijoje famen e suksesit te tij per shkak te obsesionit qe ai ka krijuar tek mijera fanse. Nje gjykatese amerikane ka dhene nje vendim qe e detyron shtetasen Karen McNeil te qendroje larg kengetarit.

“Sjellja gjithmone e me agresive e saj eshte shume e bezdisshme. Kam frike per sigurine time dhe per ate te miqve e familjes”, shkruan kengetari ne nje deklarate publike.