Korrespondenca, kuotat per cdo dege

20/12/2009 14:30

 Ministria e Arsimit zbardh vendimin për studimet në universitete për sistemin e korrespondencës. Të gjithë ata që kanë humbur shpresat për një të drejtë studimi në sistemin me kohë të plotë mund të nisin aplikimin për të fituar një të drejtë studimi me kohë të pjesshme. Kuotat part-time janë shpërndarë në Universitetin e Shkodrës, Gjirokastrës, Elbasanit, Universitetin Bujqësor, si dhe Universitetin e Tiranës.

Pagesat

Pagesat për të ndjekur një program studimi part-time variojnë dhe janë të ndryshme. Konkretisht, sipas Ministrisë së Arsimit, në Universitetin Bujqësor, tarifa për part-time nis nga 126 mijë deri në 135 mijë lekë të reja. Fakulteti i Shkencave Natyrore e ka vendosur tarifën nga 108 deri në 288 mijë lekë të reja. Për të studiuar në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë, tarifa e shkollimit është për secilën degë 135 mijë lekë të reja. Për të ndjekur studimet e larta për mësuesi tarifa e vendosur është 153 mijë lekë të reja. Studimet e inxhinierisë mekanike në distancë, e cila ka qenë dhe dega më e shtrenjtë këtë vit, kanë një tarifë shkollimi prej 324 mijë lekësh të reja. Sakaq, 198 mijë lekë kushton studimi me korrespondencë në Universitetin Bujqësor në degën agrobiznes apo hortikulturë.

Kuotat

Shpërndarja e kuotave për sistemin part-time është bërë në bazë të kërkesave dhe propozimeve të çdo universiteti, po ashtu edhe tarifat e shkollimit. Këtë vit, në sistemin part-time Fakulteti i Shkencave të Natyrës do të pranojë pa limit.

Ndërkohë që sipas Ministrisë së Arsimit, të gjithë të interesuarit duhet të nisin nga përgatitjet për dosjen e tyre personale, për ta dorëzuar atë drejt sekretarive të fakulteteve. Datat e shpalljes së fitueseve do të afishohen sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit kuotat e përgjithshme të pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë, për vitin akademik 2009-2010, të jenë 6145. Kuotat e pranimeve të reja, në programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme janë 5905. Kuotat e pranimeve të reja, në programet e studimit të ciklit të parë, të edukimit në distancë janë 40.

Kuotat për transferim studimesh janë 100. Kuota për shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe shtetas të tjerë të huaj akorduar me vendim të qeverisë janë 100.

Universiteti i Tiranës

Histori 250
Gjeografi 250
Biologji 100
Punë Sociale 100
Psikologji 100
Drejtësi 200
Administrim Biznes 130
Financë Kontabilitet 130

Universiteti Bujqësor

Menaxhim Agrobiznesi 100
Ekonomi dhe P. Agrare 100
Financë-Kontabilitet 100
Inxhinier Përpunim Druri 60
Inxhinier Pyjesh 60
Agromjedis dhe Ekologji 50
Mbrojtje Bimësh 50
Hortikulturë 50
Prodhim Bimor 50
Zootekni 50
Akuakulturë 50
Agromjedis 50
Teknologji Ushqimore 50
Vreshtari 50
Agromekanizëm 30