Lady D - Ikonë stili nga Versace

12/11/2003 00:05


Muza frymëzuese e  Lady D që nga fëmijëria që
    Grace Kelly, stari hollivudian që u bë
    princeshë e Monakos dhe ikonë e elegancës
    femërore të viteve ‘50. Por shndërrimi i Diana
    Spencer në një grua elegante dhe simbol i stilit super-klas e viteve ’90 ndodhi nga takimi me Gianni Versacen, që realizoi fustanin e parë për Lady Diana në ‘92, pas ndarjes nga princi Carlo. Rruga e shndërrimin u shtri në një hapësirë kohore 10 vjeçare ama. Në fillim, nëntëmbëdhjetë-vjeçarja Diana Spencer, e martuar me Carlin e Anglisë, ishte një e re topolake dhe e ngathët, që donte stilin british dhe fustanet të stamposura me lule.

Martesa
Më 29 korrik 1981 Diana martohet me princin Karlo në Katedralen Saint Paul me një ceremoni përrallore të transmetuar në TV. Velloja është realizuar nga David ed Elizabeth Emanuel dhe mishëron përsosmërisht figurën e Hirushes. Të nesërmen e dasmës i njëjti model u kërkua nga mijëra nuse. Fustani ishte prej taftaje të mëndafshtë, ngjyrë fildishi me gajtanë perlash. Fundi madhështor  hapej si një tunike. Qafa ishte e rrethuar nga flutura, mëngët ishin të fryra dhe veli prej mëndafshi transparent ishte i qëndisur me perla dhe zgjatej deri në 8 metra me bordurë me dantellë

Takimi me Versaçen
Pas lindjes së djalit të dytë, Diana bie në depresion dhe vuan nga anoreksia dhe bulimia për shkak të problemeve të dukshme me Karlon. Në këtë kohë stili i Dianës është ende besnik i stilit të Familjes mbretërore. Kapelet dhe perlat e bëjnë të duket një teze plakushe. Diana e kapërcen këtë periudhë të errët në krahët e James Hewitt që i kthen buzëqeshjen dhe, sidomos dëshirën për tu veshur sipas modës. Në ‘92 fillon marrëdhënia me Versacen që e shndërron princeshën në ikonë të stilit të viteve ‘90, ashtu si Grace Kelly pat qenë në vitet ’50.

Ikona
Deri në këtë moment Diana kishte veshur rroba të stilistëve londinezë si Oldfield, Victor Edelstein, Sassoon, Zandra Rodhes e Katherin Walker. Por më në fund shija e Lady D mprehet: dashurohet me  stilin Versace. Stilisti kalabrez i ishte sugjeruar nga Ann Harvey, zëvendësdrejtorja e Vogue angelz, një nga ekspertet e imazhit të princeshës. Gianni Versace, pas kësaj, do t’i çojë koleksionet e tij në Kensington Palace, rezidencën e princeshës. Tashmë atelieri i tij në rrugën Gesù ka një manekin me përmasat e zonjës të cilën e shndërron në ikonë. Versace i kushton Dianës  çantën me meduzë, simbolin e shtëpisë së tij të modës, krejt njëlloj siç pat bërë vite të shkuara Hermesi me Grace Kelly-n. Edhe Dior dhe Della Valle kanë realizuar gjithashtu çanta kushtuar Lady D.

Fustani i Valentinos
Në një udhëtim të sajin në Francë- udhëtim në teori privat por praktikisht mjaft publik pasi u ndoq nga së paku 100 gazetarë duke llogaritur vetëm ata britanikë - Diana u kapardis një të diel mbrëma në Palais de la Musique di Lilla, për koncertin e Paul McCartney, me një fustan në atelierit të Valentinos. Fjala ishte për një fustan rozë prej kadifeje i punuar me qëndisma në pjesën e sipërme ndërsa fundi i ngushtë dhe sipër gjurit, ishte me dantella. Veshja origjinale në të vërtetë është e gjatë, për mbrëmje, por princesha e kishte modifikuar. Diana e kishte parë të fotografuar te “Vogue”, në versionin e gjelbër, të veshur nga Claudia Schiffer, që e kishte nxjerrë në pasarelë në Paris në një koleksion të modës së lartë nja dy vite të shkuara. E porositi me telefon, me disa modifikime dhe rrobaqepëset e Valentinos ia qepën duke e bërë provë në manekinin me masat e saj, të rrobaqepësisë – ashtu si fare pak klientë të tjerë, mes tyre Jaqueline Onassis ose Liz Taylor – në atelierin në rrugën Gregoriana. Entuziast dhe i përkëdhelur në sedër, Valentino pat thënë: “Më duket një akt kuraje nga ana e një gruaje të jashtëzakonshme që kërkon sipas mënyrës së saj të modernizojë veshjet e rregullave të vjetra”. Këtë fustan Diana e pat veshur edhe më parë por kurrë në raste kaq të dukshme. “Veshja nuk është e re- kënaqet rrobaqepësi – dhe më jep akoma më shumë kënaqësi që një veshje e imja mund të përdoret pa problem dhe siklet edhe një vit më pas. Edhe për këtë e admiroj princeshën Diana që nuk është një grua e preokupuar për të qenë gjithnjë e veshur sipas modës së fundit”.
Herë pas here princesha zgjidhte të vishte fustane Chanel, Moschino ose Armani. Por këto ishin fragment i gardërobës së saj, pjesa tjetër e së cilës, mbante etiketa britanike. Gjithsesi fjala është për veshje, në mos të kopjuara, së paku të frymëzuara nga stilistët francezë ose italianë, sadoqë rigozozisht të qepura në Britani. Është në traditën e shumë oborreve për t’i qëndruar besnikë stilistëve të vendeve të tyre. Por mesa duket shija e mirë i ka bërë shumë gra, ikona mode, t’i thyejnë rregullat. Përshembull Sofia e Spanjës, në ceremoninë e përurimit të Olimpiadës në Barcelonë, maksimumi i zyrtarizmit, përdori një veshje të bardhë të një stilisti italian. Carolina e Monacos, ka pasur gjithnjë preferenca për stilistët francezë, veçanërisht  Chanel, ose Lagerfeld, që në të vërtetë është gjerman dhe Dior, që ka stilin e italianit Ferré. Veshjet e mbretëreshës Noor të Jordanisë, kanë pasur gjithnjë sharmin e stilit italian... Po Diana? Versaçe, jo vetëm e joshi me stilin e tij, por e shndërroi në ikonë stili. Epo, për t’u shndërruar, princeshës iu desh të hiqte dore nga stili standard i oborrit britanik...