Psikologji

10/01/2010 03:03

 Vetëvrasja është akt kur njeriu i merr jetën vetes së vetë me dëshirën të tij me anë të një veprimi të vetëdijshëm. Arsyet e vetëvrasjeve janë të ndryshme. Arsyeja më e shpeshtë depresioni ose sëmundjet bipolare si dhe sëmundje të tjera psikike dhe fizike.


Mendja (gre. nous, lat. mens, ang. mind, fra. esprit) është veprimtaria e trurit dhe në veçanti, shkallëve tëvetëdijes si personalitetimendimidëshiraperceptimiarsyejakujtesapërfytyrimimençuria dheemocioni. Megjithëse shumë lloje kafshësh ndajnë me njeriun disa prej këtyre aftësive, emërtimi është i lidhur zakonisht me qeniet njerëzore.

Ka shumë teori se çfarë është mendja dhe si ajo funksionon të cilat e kanë zanafillën e tyre në lashtësinëgreke me Platonin dhe Aristotelin, dhe në filozofinë indiane. Teoritë parashkencore, që ishin rrënjosur nëteologji, përqendrohen në marrëdhënien mes mendjes dhe shpirtit, i cili hamendësohet thelbi mbinatyror ose hyjnor i njeriut. Teoritë moderne, të bazuara në kuptimin shkencor të trurit, e shikojnë mendjen si një dukuri të psikologjisë, dhe emërtimi përdoret shpesh pak a shumë si bashkëemërtim me ndërgjegjen.

Çështja me të cilën aftësitë njerëzore përbëjnë mendjen është po ashtu shumë e debatueshme. Disa argumentojnë se vetëm funksionet mendore "të larta" përbëjnë mendjen: veçanërisht arsyeja dhe kujtesa. Në këtë pikëpamje emocionet si dashuriaurrejtjafrikagëzimi janë më shumë "primitive" apo varësi e natyrës dhe duhet të shihen si të ndryshme në natyrë ose prejardhjen e mendjes. Disa të tjerë argumentojnë se ana arsyetore dhe emocionale e njeriut nuk mund të ndahen, se ato rrjedhin nga e njëjta natyrë dhe prejardhje, dhe se ato duhet të mendohen si pjesë e mendjes vetjake (individuale).


ntoksikimi me Kokaine

Fillimisht vihet re një stimulim i sistemit nervor qendror, që më pas pasohet me depresione te tij. Stimulimi karakterizohet me eufori, hipernxitshmeri, shfrenim, rritje te sensit te mjeshtërish, dhe si edhe rritje te respektit për veten. Përdorimi i zgjatur dhe dozat e larta mund te shkaktojnë axhitim psikomotor, hipervigjilence dhe psikoze deluzionale transitore, të ngjashme me skizofreninë paranoide. Duke qenë se intoksikimi është mjaft përforcues, përdorimi i kokainës mund të çoje në formimin e ndjenjës se kënaqësisë, e cila përfundon me mbidozim. Ky i fundit shkakton takikardi, acidoze respiratore, konvulsione te tipit grand-mal dhe arrest respirator ose kardiak.

[]Sindroma i zvjerdhjes

Karakterizohet nga prania e te paktën dy prej shenjave te mëposhtme : lodhje, ëndrra të fuqishme të pakëndshme, uri, plogështi ose axhitim, ankth, pagjumësi, irritabilitet, dëshire e papërmbajtshme për kokaine. Kjo gjendje zgjat disa ore deri në disa ditë. Pas disa ditëve, ankthi, irritabiliteti dhe dëshira për kokaine bëhen më të lehta.

[]Trajtimi

Terapia kryesore e vartesise nga kokaina është trajtimi psikoshoqëror. Shtrimi në spital kërkohet kur përdorimi i dozave të larta të kokainës dhe për një kohe të zgjatur përfundon në psikoze, ose në simptoma të rënda të abstinencës.

[]Terapia e parandalimit te recidives

Pacienti punon në drejtim të luftimit të ndjenjave ambivalente që ka rreth ndalimit të përdorimit të kokainës, zhvillon strategjitë për shmangien e situatave qe shtojnë rrezikun për recidiva dhe bën ndryshime ne stilin e jetesës.

Shuarja e kundërpërgjigjes se kokainës

Qëllimi i saj është pakësimi i përgjigjes se pacientit ndaj simboleve që nxisin dëshirën për kokaine, deri në momentin që këto simbole nuk stimulojnë më dëshirën e zjarrte për drogën.

[]Depresivet triciklike

Mund te përdoren në trajtimin e anhedonise, që është pjese e abstinences nga kokaina. Gjithashtu, desipramina (Norpramina) dhe Imipramina (Tofranili) janë efikase ne trajtimin e abuzueseve që vuajnë edhe nga depresioni


Urrejtja është emocion njerëzorë që paraqitet si afekt i agresivitetit të mbledhur kundër një personi ose ndonjë grupi të shoqërorë (Popujve, pakicave, etj.).

Kur urrejtja i drejtohet pa marr parasysh motivet dhe paprekshmërinë e të urrejturit atëherë flitet për urrejtje qorre. Kjo urrejtje dallon nga urrejtja që rrjedhë i arsyetim i inatit. Shpesh inatosja me kalimin e kohës mblidhen dhe shpërthejnë nga një shkak i pavend në urrejtje. Mirëpo ato edhe pa vetëdije mund të mblidhen dhe të përpunohen më tej në mënyrë shpirtërore ashtu që më vonë shpërthej me vend e pa vend. Urrejtja eshte nje ndjenje perbuzjeje shume e madhe,ndaj nje personi,ose diçkaje! I perket si perfundim nje deshire shkatarrimi te objektit (person ose diçka),per te cilin ndjejme neveri dhe hakmarrje. Urrejtja shume here eshte konsideruar si nje reaksion paragjykimi i ashtuquajtur "teper i drejte per ata qe e japin" ndaj nje situate te krijuar nga njerezit ose mjedisi qe na rrethon. Dhe pasi e marrim si te tille na duket e drejte te urrejme dhe na duket normale te reagojme dhe te bejme keq! Por ne te vertete kjo lloj sjelljeje eshte gjykuar nga shume analiste dhe psikologe si diçka jo e drejte,e vjeter dhe teper paragjykuese.Urrejtja eshte e lindur dhe e percjelle nga shume epoka dhe eshte prezantuar gjithmone ne kendveshtrimin e nje reagimi te tmerrshem,shkatarrues dhe nje marrje lirie te tjetrit. Megjithate ne civilizimin e sotem,urrejtja konsiderohet pak me negative sesa konsiderohej me pare! Ne fjalorin tone te perditshem...."te urresh" eshte nje gjendje inati,e justifikuar ose shpjeguar nga nje reaksion te pakontrollueshem ndaj nje situate ose nje personi,i cili ka bere nje "gabim te papranueshem",nga ana e atij qe urren!

 

Ëndrra është përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera nëgjumë. Ëndrrat kanë të bëjnë shpesh me dëshirat e mundshme e te pamundshme për tu sendërtuar në jetë, dhe shpesh janë përtej mundësisë së kontrollit nga ëndërruesi. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë (makthe) etj. Dega e shkencës që merret me studimin e ëndrrave quhet onirologji (greq.oniro - ëndërr dhe logos - fjalë; mësim, dije).

Ëndrrat shkaktohen nga lëshimi i lëndës kimike shajnore (vegimshkaktuese) tëdimetiltriptamines, shkurt DMTTruri lëshon shumicën e DMT gjatë kohës së gjumit të shpejtë, i cili shoqërohet me lëvizjen e shpejtë të syve ose menjëherë para vdekjes.


 

 

Psikologët thonë se gjumi i zgjatur në mëngjes tregon shmangie nga përgjegjësitë. Gjumi i tepër, në një farë mënyre, është shmangie nga realiteti që një individ, dashur padashur, bie pre e gjumit të gjatë. Këtë e pohojnë psikologët, të cilët vënë re raste të shumta në vendin tonë të këtij fenomeni. Psikologia Orsjola Qëndro vërteton këtë gjë, duke pohuar se: “Gjumi i mëngjesit, në disa raste te disa persona, është një lloj tendence për të shmangur një aktivitet që nuk të jep kënaqësi. Ndërsa, në disa momente të veçanta personi pret të përballet me diçka të pakëndshme. Kjo bën që të shtohet kohëzgjatja e gjumit”. Ndërkohë, fjetja me orare të zgjatura nuk bën mirë për psikologjinë e njeriut. Pasi ky person që fle shumë do të jetë i plogësht gjatë gjithë ditës dhe nuk do të ndihet mirë nga ana fizike.

Për gjithë ditën do të ndihet i lodhur dhe paksa i lënë pas dore nga njerëzit që i rrinë afër. Mjekët nuk e këshillojnë gjumin e tepërt, që do të thotë shtatë orë gjumë në ditë. Në këtë hark kohor, kushdo mund të pushojë dhe të gjejë qetësinë qoftë mendore apo trupore. Qëndro e ilustron gjumin e tepërt me moshat shkollore, të cilët nuk shkojnë orët e para në mësim. Kjo do të thotë se të rinjtë mundohen t’i shmangin përgjegjësitë e tyre. Ky veprim vihet re më tepër te ata të rinj, që nuk kanë rezultate të mira në mësime. Këta fëmijë kanë frikë të përballen me mësuesin apo me një orë mësimi, ku nuk janë të përgatitur. Kurse tek njerëzit, që kanë një familje dhe kanë një punë, detyrat janë më të mëdha dhe te këta ndodh shumë rrallë ky fenomen. Nga ana tjetër, edhe gjumi i pakët nuk është i këshillueshëm dhe sjell probleme te çdo individ, që fle shumë pak se shtatë orë që këshillojnë mjekët. Qëndro thekson se “pagjumësia ka të bëjë me një lloj ankthi, kur individi mendon se nuk mund të përmbushë detyrat që e presin. Megjithëse arsyet në këtë rast janë të shumëllojshme”.

Pagjumësia është “vrasëse” për individin, sepse dikush që nuk e përmbush orarin e fjetjes, do të mendojë gjatë gjithë kohës për shumë gjëra të pakëndshme, të cilat do t’i sjellin shqetësime dhe pasiguri në vetvete. Gjendja e krijuar te ky person, e bën më të ndrydhur ndaj realitetit dhe në përballjen e problemeve. Nuk ka një ndarje të përcaktuar se cilët mosha janë më të prirura që të flenë gjumë shumë apo që të flenë më pak. Psikologia thekson se këta persona kanë më tepër nevojë për afrimitet dhe ngrohtësi e njerëzve të afërt apo të shoqërisë. Të qenit aktiv në jetën e përditshme, do të shmangte së tepërmi këto pasoja negative që shfaqen te njerëzit. Pasojat janë edhe në pamjen fizike të tij. Ky person ka një fytyrë të fryrë nga gjumi i tepërt apo nga pagjumësia. Ndërkohë që u krijohen rrudha te sytë, të cilët tregojnë një fytyrë aspak të këndshme.


Nuk ka ndonjë moshë të caktuar ku mund të vihet re pagjumësia. Pasi, nuk varet nga mosha por varet nga gjendja shpirtërore e njeriut. Prandaj një person që nuk fle nuk do të thotë se duhet t’i përkasë moshës së tretë të mesme apo moshës së par. Ai mund të jetë i çfarëdolloj moshe.

Pagjumësia nuk ka moshë

]Gjumi i pakët

Edhe gjumi i pakët nuk është i këshillueshëm nga mjekët apo psikologët. Pasi ky gjumë i nervozon personat, që bëjnë më pak orë gjumë se orari përcaktuar. Kështu që do të ishte mirë, që njerëzit të ruanin një stabilitet me gjumin. Ndërkohë që gjithçka varet nga përballja që ka ai me realitetin dhe se sa i aftë është ai të kapërcejë një moment krize në vetvete.

[Më e pagjumë, mosha e tretë

Moshën më të pagjumë mund të klasifikojmë moshën e tretë, ose pleqtë. Ata flenë shumë pak orë në ditë. Qëndro thekson se dhe ata kanë një ankth në vetvete. Por mosha e tretë nuk mund të përkufizojë pagjumësinë në tërësi, sepse dihet që me pleqërinë vjen dhe lodhja fizike. Mosha e mesme, preket nga probleme të ndryshme që mund t’u ndodhin gjatë ditës. Më pas kjo transmetohet në mënyra të ndryshme nga ata. Ndërsa të vegjlit nuk njohin pagjumësi dhe flenë nga 12 deri në 14 orë në ditë.


Pagjumësia

Pagjumësia dhe gjumi i tepërt u japin njerëzve stres dhe nervozizëm gjatë gjithë ditës. Ata mund të ndihen të lodhur dhe të drobitur, njëkohësisht ndihen dhe të vetmuar. Këta persona e kanë të vështirë përballjen e jetës dhe surprizave të pakëndshme, që ajo ofron. Afrimiteti me personat e afërt do të ishte një kurë e mirë për ta.


Gjumi ndihmon kujtesën

Çdo njeri fle mesatarisht 6 orë në natë dhe studim i ri vë në dukje se gjumi mund të jetë kyç për përmirësimin e kujtesës.

 

Psikoanaliza u formua nga Sigmund Freud, i cili edhe e krijoj atë duke u bazuar së pari ne mendimet e tij personale dhe pastaj që ta dijë vetë se; si dhe perse ai ishte i frigësuar nga vdekja , fobia dhe dhimbja.Ai filloj duke e analizuar së pari veten e tij cka kjo dergoj më vonë deri të ajo , kur ky filloj edhe ti analizoj njerezit e tjerë,pra pacinetet e tij. Psikoanaliza është vetem ajo që të tregoj dhe hulumtoj se perse njerezitë sillen ne menyra të ndryshme ne terë jeten e tyre te perditeshme,dhe se do të ishte mirë që të dihet se perse njeriu frigohet nga lashtesia,erresira, nga insektet etj etj , por do të ishte edhe mirë që të dihej nga kjo se , perse njerezit kan nganjehere edhe sjellje kriminele dhe cka fshifet prapa tyre.

E tera u pasqyrua në një pjesë të madhe të njerezve për shkak të psiqikes së tyre të semurë,por edhe të gjendjes së pergjtheshme psiqike. Psikoanaliza i përkushtohet njohuris dhe shpirtit te njeriut. Freud ishte vetë mjekë dhe se gjendjet neurotike të pacienteve të tij për të ishin shumë interesante për ti studjuar.Psikoanaliza i sqaron ankthet dhe ankthet e detyruara si një llojë perjetimi të tronditjes të cilat kan lenë gjurmë qysh ne fëmijeri. Njeriu nuk duhet që të ketë problemet ë medha ose thjeshtë të jetë i sëmurë psiqik që të kerkoj ndihmen nga Psikologu për trajtim në ndonjë terapi. Por shumica e njerezve e kan një frigë ne veten e vetë qe¨të mos jenë si të shenuar ose regjistruar , mendojnë se kjo ështe një punë qe duhet te mbahet seket .

E verteta është se´psikoterapia në të shumten e rasteve mirret me problemet e jetes së perditshme të psikologjisë njerzore, të cilat probleme , çdo njeri i njef ne veten e vetë por lufton kunder tyre duke i mbajtur si sekret ne brendesin e vetë.Por psikoterapia ka të bejë më se shumti me mjekimin të lirë mental sesa me atë te psikiatrisë,qe në çdo rast qellimi i terë kesaj është që njeriu të jetë mirë dhe i menqur me veten e vetë , ta zbulojë ”unin” e vetë, sesa të mjekohet me medikamente oset ek ndoj llojë qendre psikiatrike me pa nevojë.

Mbrenda ketyre viteve , shumica me kan kontaktuar dhe thuja se çdo njëri ka thenë se ”Une nuk kam probleme të mëdha psiqike që të kerkoj mjekin në psikoterapi.” , dhe nga kjo ka rezoltuar se ata nuk e kan marrur si rast seriz nevojen e mjekimit të tyre në ketë drejtim , por në filllim janë mbyllur ne vete , duke i ikur të vertetes , dhe më pas pas një kohe , ur nuk kan mundur të rezistojnë , janë lajmeruar prapë që të kerkojnë ndihmë. Psikoterapia nuk ështe asgjë tjeter vetem terapi e lirë dhe udhezim për mirqenjen shpirterore. Ështe normale të jetë jonormale

Shumica e njerzve kan një mardhenje të mirë siq edhe e quajnë mardhenje dhe dije normale. Të jesh sikur që je vetë dhe të kesh një vetbesim të plotë, kerkohet që njeriu të largohet nga ai mendim duke e bëre në vetë ketë që ta vlersoj veten si të tjeret dhe të filloj që ti bejë pyetje vetevetes se kush ne¨te vertet ai ose ajo janë, ose kush jam. Êshtë e pamundur që njeriu të ketë mundesi që te jetë sikur ata te tjeret , sepse ketu njeriu bie ne ndeshë me origjinalitetin e tij personal.Nese ti mendon se je si të githë te tjeret , s´duhet për të harruar se ti je me ndryshe nga tjeret dhe origjinal ne veten tende. Edhe nese je i sëmurë psiqikishtë , ke te drejtë të llogarisesh se ti je një pjesë e njerezis dhe kerkon respekt nga rrethi, pra pamvarsishtë nga bindja e jote njerzore ose nga momentet e ndoj llojë semundje në jeten tënde.Cdo njeri vlenë aq shumë sa i tjeteri. Një Psikoterapeut mundet shpesh qe të ndihmoj ty që te kuptosh dobesit e tua dhe të mesohesh të jetosh me një penges tënden të cilen e mbanë ne brendesi , ose ne anen fizike të trupit, me një fjalë te mesohesh të jetosh edhe si handikap sepse je qenje njerzore si të gjithë. Nese ke problem serioz do të ishte më mire qe ta kuptosh natyren e atij problemi dhe si të tjeret e kuptojnë ketë llojë problemi , e jo të rrish i fshehur nen hijen e marres (turpit)ose të luftosh me veten tënde dhe me ajrin që të rrethon.

Mendimet joreflektuese


Një pjesë e mendimeve tona formulohen në një kohë te larget ose të harruar dhe nga një situatë e vështirë e femijeris, dhe kjo është një shenjë e pershtypjes infratile dhe keto mendime munden që të na e bejnë një erresirë dhe jovullnet qe ti planifikojmë ardhmeritë tona dhe mundesit tona ne jeten e më tutjeshme. Keto mendime me te cilat as nuk mundemi të mendojmë na vijnë në kokë pa dshiruar dhe keto e bejnë një llojë bllokade ku ne nuk mundemi të refkleksohemimë për se afermi, nese ndoj person tjeter nuk na kshillon që te llogarisim ne ardhmerin tonë,sepse keto mendime te lartë permendura zoterojnë mbi ndjenjat tona në menyren mekanike dhe ne atë automatike dhe e zvogëlojnë edhe deshiren tonë jetsore. Keto janë mendime qe nuk benë të mendojmë me to.Procesi i mendimit ndalet dhe futen mendime të cilat në menyren e pakontrolluar sillen vetem ne një rrethë , nuk shokjnë më perpara por vetem aty, ndersa ne behemi te papjekur qe te mesohemi nga pervoja e hidhur. Nganjehere , keto lloje te mendimeve janë large nesh dhe nuk gjindem me ne për të miren e uni-t tonë , por vijnë ne koken tonë aq shpejtë ne një citat të pa pershtateshme , kur as ne nuk e dijmë se qka po ndodhe me te vertet me ne. Ne "e dijm" se qdo here jemi pafat,dhe se nuk është ide e mirë që te provojmë dhe të ndryshojmë , se ne nuk mundemi ti bejmë disa gjëra, se të tjeret kan qdo here te drejtë,se te gjitha femrat janë joreale (fals) burrat janë zullumqar,dhe se te tjeret do të largoheshin nga ne , nese ata na njohin ne dhe brendesin tonë se qka fshehim dhe bajmë ne në veti. Në keto rrethan lindë asgjë me shumë se vetbesimi i ultë i cili më pa tjeter duhet që të kërkoj këshillen dhe ndihmen e Psikoterapeutit.