Sa nevojë për të gënjyer

12/11/2003 00:03

Sa nevojë për të gënjyerA mund të kraha
    sohet, vallë,
    gënjeshtra e
    madhe e burrave, strategjike, arkitektonike, e lashtë, si fjala e Kainit, me gënjeshtrën e ëmbël të grave, ku nuk fshihet as djallëzi, madje as interes?
Ja një çift mbretëror, Odiseja dhe Penelopa. I pari, u martua jo me më të bukurën e grave, jo me superyllin me moral e goxha të dyshimtë, por me Penelopën punëtore, e cila deri në vitet e pleqërisë i tërboi të gjithë me demonstrimin e besnikërisë bashkëshortore, qysh në atë kohë demode. Dhe kjo në kohën kur ai, i famshëm për “sajesa dinake” dhe për nga dhelpëria e pabesia mund të matej edhe me zotat (vetë Athina Palada e quante të tillë) shtirej kinse po kthehej në shtëpi. Me dhjetëra vjet ai çau kryq  tërthor Mesdheun, duke grabitur relike të shenjta, duke joshur magjistaret, mbretëreshat dhe shërbëtoret e tyre, gënjeshtar mitik i atyre kohërave të Nuhut, kur rrota, rremi dhe furka ishin shpikur kurse ndërgjegjja ende jo.
Në fund të fundit, vetë zotat vendosën ta kthenin në Itakë, ngaqë ekzistonte frika se po të mos e ndihmonin, ai do të kthehej vetë në fshatin e tij, duke sfiduar fatin dhe ... duke turpëruar Olimpin...
Kurse gënjeshtra jonë e padjallëzuar dhe që sa vinte e plakej, natën prishte punën e ditës, ç’ ngjyroste me lot sytë e bukur dikur në rini, shtrëngonte pas gjinjve të varur e të palakuar gishtat e hollë e me kyçe të ënjtura nga artriti dhe i përzinte dhëndurët që nuk i tërhiqte më bukuria e saj tashmë e shuar, por vetëm malli mbretëror, paçka se jo fort i kamur...Kokëfortësi e marrë gruaje! Të themi të drejtën, ajo as të gënjente nuk dinte. Gënjeshtrën e saj e zbulonin. Dhe prit kur ta martonin gruan e moshuar e të ndershme me mashkullin më makut...
Në fund të fundit Odiseja arriti gjithçka deshi: mbushi me vetën kulturën njerëzore, siç kishte mbushur dikur kalin e Trojës, la gjurmë,ë në të gjitha detet, hodhi farën e vet në shumë ishuj, nga të gjithë mundi t’ia mbathte, që në orën e duhur të kthehej në detyrën e mbretit, në atdheun e dashur. Ai i mashtroi të gjithë ata me të cilët i lidhi fati.  Përveç vetë fatit: një ditë të bukur vjeshte mbërriti në bregun e Itakës një hero i ri në kërkim ë babait që e kishte braktisur, diku gaboi dhe plagosi për vdekje babain e vetë, duke lënë midis jetën dhe vdekjes një hapësirë fare të vogël, për tu shpjeguar përfundimisht. Ky është njëri prej varanteve të mitit të Odisesë...Por, pavarësisht  nga dështimi përfundimtar i paravendosur, të cilit nuk i shmangen dot të vdekshmit, Odiseja mbeti hero i mijëvjeçarëve si mashtrues i madh, aventurier dhe ngashënjyes...Sa i rafinuar ishte në thurjen e gënjeshtrës! Ai ndiqte që më parë rrugët e mendimit ë të tjerëve, që t’ua kalonte, tu sajonte një grackë dhe ti mposhtte. Edhe vetë magjistarja Circia hëngri rrengun  tij... Kështu hyri ai në kujtesën e popujve, si konstruktor i madhe dhe arkitekt i mashtrimit të mençur...
Kurse Penelopa mbeti me gisht në gojë. Ajo vazhdoi të rrinte ulur me fillim e përdorur shumë herë, endi e prishi dhe gënjeshtra e saj si punëdorja, ishte plastike dhe bishtnuese...
Me gjithë përpjekjet e kota shumëvjeçare, ajo nuk zuri një vend të tillë kryesor si i shoqi a si kushërira e parë.
Ajo nuk e gëzonte atë cilësinë e veçantë femërore të gënjeshtrës. Ndërkohë, mashtrimi i femrës ndryshe nga ai i mashkullit, pragmatik, është diçka tërheqëse. Gratë gjithçka e bëjnë ndryshe: mendojnë, ndjejnë, vuajnë dhe ... gënjejnë...
O zot i madh, si gënjejnë ato. Kuptohet këtu është fjala për ato që, ndryshe nga Penelopa e kanë këtë dhunti... Shkarazi, padashur, pa qëllim, me pasion, befas, tinës me ndërprerje me dëshpërim, fare pa shkak...Ato që e kanë këtë aftësi, gënjejnë që në fjalët e para deri tek të fundit. Dhe sa hir, sa talent, padjallëzi dhe cinizëm, frymëzim krijues dhe shkëlqim! Këtu s’ka vend për llogari, interes, intrigë të paramenduar. Vetëm këngë, përrallë, gjëegjëzë...

Psikologia: Ja përse gënjejnë gratë

ë-Cila është marrëdhënia që gratë kanë me gënjeshtrën? Apo gënjeshtra është një tipar njerëzor pa dallim seksi? (A janë të ndryshme gënjeshtrat? Tregimet e trilluara?)
Nuk ka dyshim se gratë thonë gënjeshtra, në mënyrë të konsiderueshme dhe shpesh. Por  edhe burrat bëjnë të njëjtën gjë. Por, gratë mund ta kuptojnë menjëherë një burrë që gënjen.
Duke marrë parasysh të dhënat eksperimentale, burrat gënjejnë  4-5 herë më shumë se femrat. Por gratë e bëjnë çdo gjë në një mënyrë më profesionale. Janë më oratore dhe shfaqin më pak pauza se burrat kur gënjejnë. Kurse burrat i plotësojnë fjalimet me hmmm ose “EEE…”
Përveç kësaj, gratë gënjejnë në një mënyrë shumë elegante pa i bërë të tjerët të nxehen apo të zemërohen. Mjerisht, gënjashtra e meshkujve shpesh është shumë e guximshme dhe lënduese.”
Por, pse gënjejnë gratë?A është e vërtetë se arsyet pse gratë gënjejnë janë thellësisht specifike, të dallueshme prej arsyeve mashkullore?
 Po. Gratë gënjejnë që të ndihen rehatë me veten e tyre, ndërsa burrat gënjejnë duke u përpjekur për të krijuar një imazh më të mirë për veten e tyre.
Shpesh gratë e kanë zakonë që të gënjejnë duke i bërë të tjerët të dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Psh 50 % e grave i gënjejnë burrat e tyre për arritjen e orgazmës. Gjithashtu gratë gënjejnë për të mbrojtur vetveten, ose se nuk ndjehen të sigurta.
Në botën e sotme pritet prej grave të jenë më perfekte. Shpesh jashtë mundësive të tyre. Kjo do të thotë se gratë ndihen të kërcënuara. Ja një arsye tjetër për të gënjyer. Shpesh motivet janë shumë banale, ndoshta patetike.
-Shoqëria shqiptare a bën dallim?
Në shoqërinë shqiptare kjo është shumë e theksuar. Një femër nese gënjen duhet të jetë shumë profesioniste ndërsa një mashkull që gënjen, sidoqoftë, është një “mashkull”. Kjo e bën femrën më të frustuar në këtë realitet.
-Disa raste gënjeshtrash femerore…
Për tu ndjerë mirë: I thonë të tjerëve se sa bukur ngjajnë kur në të vertetë nuk është ashtu ose se sa janë dobësuar etj. Gënjejnë për moshën, ose për një kilogramë më pak të peshës së tyre.
Për mbijetesë: I thonë partnerit të tyre, nga frika, se blerjat që ka bërë kanë kushtuar më pak.
Për vlerësim: Femrat i rrisin aftësitë e tyre nëpërmjet një detyre që kanë bërë për të marrë aprovim, miratim, vlerësim pasi ato e kanë shumë të vështirë me mungesën e barazisë gjinore në fushat ku operojnë.