Te salloni i Sofisë - Më mirë,vetëm mama

12/11/2003 00:04

Sofia është estetistja jote. Ajo nuk bashkohet me mendimin se gratë duhet të marrin mbiemrin e burrave dhe që roli i gruas të jetë vetëm brenda në shtëpi për të gatuar, për të pastruar, maksimumi të dijë të punojë në kompjuter, mundësisht në faqen e facebook-ut. Ajo mendon se ne gratë duhet të fitojmë më shumë se burrat, pasi nga natyra jemi më të zonjat se ata. Sofia dhe mamaja jote, janë shumë të ngjashme, nëse do të njiheshin do të shkonin aq mirë me njëra- tjetrën.
E dashur? Ngre sytë dhe sheh dorën e saj të lyer gjithë bojë flokësh të të afrohet me një celular në dorë. Nga familja jote kanë një mesazh për ty, duket se iu ka dalë një punë.
Oh …- thua dhe mundohesh ta fshëhesh zhgënjimin. Megjithatë nuk mund të ankohesh se dhe ti ia u ke bërë atyre kushedi sa herë një gjë të tillë.
Mundohesh të mos e japësh veten. Nuk mund t’i thuash dot asaj që asnjë nga familja jote nuk vjen dot në festë dhe ty të duhet ta kalosh këtë ditë krejt e vetme.
E sforcuar mundohesh të dukesh sa më natyrale.
Po po, patjetër do t’ia kalojmë shumë mirë!
E vendos telefonin mbi tavolinën ku ka lloj lloj furçash të flokëve. Pasi heziton pak brunja e sallonit vendos dhe celularin tënd në të njëjtin vend si të dojë të të mbrojë prej tij.
Brunja ka sy të shndritshëm dhe një fytyrë gjithnjë të nxirrë nga solari i shumtë. Këtë javë solari i kishte skuqur pak hundën dhe ka shtuar dhe një pirsing të ri në majë të veshit. Ajo femër ka dhëmbët më të bardhë dhe më të shtrembër që ke parë ndonjëherë.
Çfarë ka ndodhur? - të pyet.
Puna është se ato të shtëpisë time…- i thua duke nguruar.
Do të vonohen?- pyet dhe të sheh në sy. Si duket shprehja jote e fytyrës duhet t’i ketë treguar diçka.
Nuk do të vijnë fare? O zot sa të poshtër? Nuk mund t’i shtynin ato dreq punësh vetëm për një ditë të vetme, - thotë e skandalizuar. Më fal, e di, ata janë njerëzit e tu.
Nuk e kam shumë problem,- i thua me keqardhje. -Dhe unë kam shumë punë që duhet të mbaroj kështu që… Gjithmonë ka situata të tilla kalimtare...
Kjo ishte një ditë feste me familjen tënde. Nuk ka rëndësi në fund të fundit. Gjithsesi ju familja ka kohë që nuk jeni bërë të gjithë për darkë. Eshtë një ide e parealizueshme, madje as nuk duhet të ishe përpjekur. Jeni të gjithë shumë të zënë, secili ka karrierën e vet. Dhe kjo nuk të ndodh vetëm ty.

PAS SOFIES
Premton se do t’iu përgjigjesh të gjitha pyetjeve dhe kuriozitetve të Sallonit të Sofies, por sot nuk e di pse të ka shkrepur në kokë të mbushësh këtë “Post Sofia” me një tjetër argument, që e ke për zemër dhe që jo pak herë të duket si nonsensi më i madh i ekonomisë së zhvilluar (uuups e kishe fjalën për perëndimin, që në Shqipëri ka zhvillim e thonë vetëm kronikat e televizioneve): gratë që punojnë, mungesa e ndihmës për të rritur fëmijët dhe dyzimi i tyre mes familjes dhe karierrës. Para dy ditësh pe në televizor një ministre që çirrej në një studio televizive si burrat në stadium. Po te kjo gazetë të ka qëlluar të lexosh një deputete të opozitës (atë të vetmen që flet gjithnjë për arsimin dhe edukimin e brezave të rinj) sesi gjente me shumë mundim dy orë kohë në ditë për të qëndruar me fëmijë para televizionit dhe ha patatina me kola. Për të mos iu lodhur në shumë e para e ka emrin Majlinda Bregu dhe e dyta Ledi Shamku. Ndërkohë që po të njëjtën ditë në faqet e “The Observer”, kishte dalë fotoja e një gruaje simpatike me një kukull pellushi në dorë. Zonja kishte qënë për shumë vjet kryeredaktore e faqeve politike të gazetës dhe më në fund kishte vendosur të braktiste celuluarin, se nuk mundej.
(Ju që lexoni anglisht mund të gjeni artikullin ëëë.guardian.co.uk/profile/gabyhinslif)
“ Unë fëmijë nuk kam (është një histori më vete), të tha Sofia. Ajo i dashuron lëvizjet feministe, por nuk e di ende nese do t’ia dilte. Admiron disa mikeshat e veta që kanë arritur të jenë drejtore dhe të rrisin një apo më shumë fëmijë”
Po ju ç’mendoni? Si ja dilni? Ose më mirë a ja dilni?