Teknologji

18/12/2009 21:05

 

NASA nis satelitin Wise per vezhgimin e universit

NASA ka leshuar me sukses ne hapesire satelitin qe do ndertoje harten e Universit.

Nga Kalifornia eshte nisur per ne atmosfere “Wide-field Infrared Survey Explorer” (Wise), qe do kete kete si detyre skanimin e qiellit me nje kapacitet dhe penetracion shume here me te madh se te gjithe sistemet e vezhgimit te perdorur deri tani.

Wise do rrotullohet ne nje lartesi rreth 500 km nga siperfaqja e Tokes dhe pas nje muaji pritet te vijne edhe pamjet e para. Shkencetaret shpresojne qe sateliti te funksionoje per te pakten 9 muaj, gjate te cilave do perfitohen rreth 1 milione e gjysme foto.]

Kina ndalon faqet private te internetit

Kina ua ka ndaluar personave fizik që të regjistrojnë domene të reja të internetit dhe ka nisur aksion të madh të kontrollimit të miliona paraqitjeve personale në rrjet, në goditjen më të madhe të autoriteteve në vend, shkruan gazeta “The Financial Times”.

Nga e hëna, të gjitha ata të cilët duan të regjistrojnë një domen në internet në Kinë duhet të paraqesin edhe lejen për punë dhe të dhënat për kompaninë e tyre. Edhe faqet ekzistuese shumë shpejt do të duhet të rregullojnë letrat e tyre sepse do të mbyllen me veprim të shpejt nëse nuk i përmbushin rregullat e reja.

Ofruesit e shërbimeve të internetit kanë njoftuar se tanimë kanë filluar me revizionin e bazave të klientëve të tyre, për të gjendur “përmbajtje potencialisht të rrezikshme, të paligjshme dhe të dëmshme”. Ndryshe, autoritetet përdorin shprehjen “të dëmshme” në të shumtën e rasteve kur bëjnë censurim të interneti në Kinë. Nën të dëmshme nënkuptohet çdo gjë nga pornografia e deri tek aktivizmi politik.

Hapi i ri i kontrollit të internetit, të cilin autoritetet në Kinë po e zbatojnë në disa nivele, ka pasuar pak kohë pas bllokimit të tërësishëm apo të pjesshëm të rrjeteve online për shoqërim si “YouTube”, “Facebook” e “Twitter”, si dhe versioneve të tyre lokale.

 

Google ndryshon mendje: Lajmet me pagese

Mesa duket edhe kete here, manjati i mediave, Rupert Murdoch e ka nuhatur ndryshimin qe ne ajer, duke i paraprire nje revolucioni mediatik ne internet.

Kete ai ia ka kerkuar kompanise Google, e cila fillimisht nuk i vuri shume rendesi, por tashme duket se do aplikoje nje strategji te ngjashme me ate te propozuar nga miliarderi australian. Shoqeria e Mountain View ka bere me dije se do ndertoje nje sistem te ri qe do detyroje mediat te mos publikojne me shume se 5 lajme pa pagese ne faqen Google News.

“Kemi vendosur te kufizojme editoret ne numrin e lajmeve falas”, shprehet zyrtari i Google, John Mueller. Sipas tij, kjo risi do aplikohet ne te gjitha faqet e Google News por edhe ne faqet e motorit te kerkimit. “Duam te ndihmojme mediat ne menyre qe permbajtjet e tyre te jene sa me te klikuara, por ne te njejten kohe jemi te vetedijshem se per te arritur cilesine kushton shtrenjte”, shton Mueller.

 

Rruga e Qumeshtit, zbulohen yjet anormale

Vezhgimet e gjata ne galaktiken tone Rruga e Qumeshtit kane nxjerre ne pah nje tjeter sekret qe fsheh kjo galaktike.

Behet fjale per nje grup yjesh te quajtur Terzan 5, te cilet shfaqin anomali te theksuara. Ky mix yjesh nuk ishte vene re asnjehere me pare dhe sipas shkencetareve, yjet jane pjese e nje galaktike tjeter shume here me te vogel qe eshte bashkuar me Rrugen e Qumeshtit gjate fazave te para te krijimit.

“Historia e galaktikes tone eshte kodifikuar ne fragmentet e saj me te vjetra nga sisteme te tjera yjesh”, shprehet Francesco Ferraro, udheheqes i studimeve qe jane publikuar ne revisten “Nature”. Sipas tij, ky studim hap nje dritare te re per te zbardhur te shkuaren e galaktikes tone.

Terzan 5 eshte nje mase yjesh ku mosha e tyre eshte e ndryshme pasi jane krijuar ne dy epoka te ndryshme, e para 12 miliarde vjet me pare dhe e dyta rreth 6 miliarde vjet me pare

 

Model i ri i kameres se xhepit nga Creative

Video-kamerat miniaturale të cilat barten lehtë janë pajisje jashtëzakonisht praktike, e kompania Creative ka paraqitur gjeneratën e tretë të serisë së saj Vado.

Modelet e reja të pritura të video-kamerave të xhepit të serisë Vado i dekoron një dizajn i ri, mirëpo, ajo që është më e rëndësishmja, edhe disa karakteristika më të mira teknike. Vado HD tani përmban sensor më të mirë optik me ndjeshmëri më kualitative, gjersa është avancuar edhe mikrofoni i integruar.

Në kamerë është instaluar edhe detektori i lëvizjeve, kështu që kamera nuk do të fillojë të incizojë derisa të mos “hetojë” lëvizjet para objektivit. Vado DH në mënyrë standarde incizon në formatin 720p H.264, përderisa pronarët e kompjuterëve Mac apo Windows mund t’i transferojnë materialet e incizuara në kompjuterët e tyre pa ndonjë softuer shtesë.

Vado DH vjen në kapacitet prej katër gigabajt që do të janë të mjaftueshme për incizimin prej rreth dy orësh të video dosjeve.

Kamera në treg do të paraqitet në mesin e muajit dhjetor me çmim prej 180 dollarë, dhe atë në një paletë të gjerë të ngjyrave të shtëpizave