Tensioni i ulet “vret” me teper se tensioni i larte

20/12/2009 13:54

 

 Në ditët e sotme dëgjon prindërit, të afërmit, miqtë apo edhe ata që nuk i njeh, të ankohen vazhdimisht për probleme me emrin e sidomos me tensionin e gjakut. Disa shqetësohen nga tensioni i ulët e disa nga tensioni i lartë i gjakut. Por gjithsesi kjo është shumë shqetësuese. Mjekët thonë se në përgjithësi, është më mirë të kesh tension të ulët sesa tension të lartë të gjakut. Megjithatë, një studim i ri tregon se ka një moment në të cilin është më mirë që njerëzit të cilët pësojnë infarkt të kenë tension të lartë, dhe ky është momenti kur ata arrijnë në spital. Tek të sëmurët me hipertension vendosen në zemër tuba të vegjël për të parandaluar atakun. Shumica e këtyre tubave vishen me ilaçe të ndryshme, por të dhëna të reja tregojnë se tubat e veshur me ilaçe paraqesin mjaft rrezik për pacientin. Sipas studimeve të realizuara nga një ekip mjekësh dhe studiues të tjerë u analizuan të dhënat e rreth 50 mijë pacientëve amerikanë që kanë pësuar infarkt. Infarkti ndodh kur zemra nuk arrin të shpërndajë gjak të mjaftueshëm në të gjitha organet e tjera të trupit.

Tensioni sistolik
Ekspertët analizuan tensionin sistolik të gjakut, që është presioni që ushtrohet kur zemra kontraktohet. Ata zbuluan se një njeri që vjen në spital me infarkt dhe të cilit zemra i pompon ende mjaft gjak për të pasur tension të lartë, ka më shumë mundësi për të jetuar sesa një njeri me tension të ulët. Gjatë kohës që pacienti arrin në spital, duket se është më mirë që ai të ketë tension të lartë të paktën për disa orë, sepse kjo tregon se zemra është më e fortë. Kur kontraktimet janë më të dobëta, kjo mund të tregojë se pacienti ka sëmundje më të avancuar dhe mundësi më të pakta për të jetuar. Tensioni i lartë në vetvete nuk është gjë e mirë, por është një masë treguese për forcën e zemrës. Studiuesit thonë se duke ditur nëse pacienti ka ardhur në spital me tension të ulët apo të lartë, kjo jep informacion të vlefshëm për mënyrën se si duhet trajtuar.
Parandalimi
Për të parandaluar atakun në zemër ka mjete të ndryshme. I tillë është tubi zgjerues që i ngjan një rrjete të vogël, zakonisht prej metali, i cili vendoset brenda një arterieje për të bërë të mundur qarkullimin e një sasie më të madhe gjaku. Për t’i veshur këta tuba përdoren ilaçe të ndryshme, si për shembull antibiotikë. Rreth 6 milionë njerëz në të gjithë botën kanë tuba të veshur me ilaçe të vendosur në arteriet e tyre. Disa kardiologë thonë tani se tubat e veshur me antibiotikë mund të shkaktojnë mpiksje gjaku. Në tub mund të formohen mpiksje të cilat e bllokojnë atë dhe ndalojnë gjakun që rrjedh në arterie. Në këtë rast, kjo pjesë e muskulit të zemrës pëson një atak. Disa studiues mendojnë se tubat e veshur me antibiotikë mund të kenë shkaktuar çdo vit rreth 6 mijë raste me atak në zemër. Është shumë e rëndësishme që pacientët që kanë tuba të veshur me ilaçe të vazhdojnë të marrin mjekime për hollimin e gjakut për të mos lejuar mpiksjet. Kohët e fundit shkencëtarët po testojnë një lloj tubi që mund të thithet nga muret e arteries pasi të ketë kryer funksionin e tij. Trashëgimia
Trashëgimia ndikon në një farë mase në çdo aspekt të shëndetit tonë. Që nga personaliteti dhe sjellja deri tek mundësia për të pasur kancer. Po me hipertensionin, çfarë ndikimi ka trashëgimia? Deri 10 vjet me parë mendohej se hipertensioni është një karakteristikë e trashëguar e njeriut. Kështu nuk ishte e vështirë të gjeje në të njëjtën familje persona me hipertension në çdo brezni. Ka popuj dhe fise të ndryshëm në botë sidomos në vendet e pazhvilluara ku hipertensioni nuk ekziston. Vetëm 1-2 për qind e popullsisë së këtyre vendeve kanë hipertension që në fakt është Hipertension Dytësor, që vjen si pasojë e një sëmundje tjetër. Por nëse ata shkojnë të jetojnë në perëndim do të vuajnë nga hipertensioni kryesor. Individët trashëgojnë një prirje për të zhvilluar hipertension.
Vaji i ullirit kuron sëmundjet e zemrës
Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83% të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrnave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore. Gjatë stërvitjes trupi prodhon nxehtësi prej metabolizmit. Kjo nxehtësi duhet që të shkarkohet diku dhe normalisht kalon nga lëkura në ajër. Kjo arrihet nëpërmjet rritjes së qarkullimit të gjakut në sistemin periferik dhe me anë të avullimit të djersës. Gjithashtu gjatë stërvitjes tensioni i gjakut rritet sepse zemrës i duhet të pompoje më me shpejtësi për të shpejtuar qarkullimin e gjakut me qëllim që të ushqeje muskujt dhe për të shpërndarë nxehtësinë e tepërt. Por pasi stërvitja ka mbaruar muskujt e çlodhur dhe kapilarët e zgjeruar lejojnë gjakun të qarkullojë më lirisht, prandaj edhe tensioni i gjakut bie. Një faktor tjetër është dhe insulina. Nuk më asnjë dyshim që një person që merret me stërvitje trupi i tij e përdor insulinën me më tepër efektivitet.