Thenie Te Mencura

10/01/2010 02:04

 Mikja ime me e mire eshte pasqyra,

Sepse kur une qaj, ajo nuk qesh kurre!

Mes se mires dhe te keqes ndodhet nje porte,
Dhe une do ta hap!

Perpiqu te jesh gjithnje vetvetja,
keshtu nje dite, do mund te thuash se ke qene e vecante.


Lum si ai qe nuk ka endrra per te realizuar,
Sepse nuk do te ndjehet kurre i zhgenjyer!


Nje dite po qaja sepse nuk kisha kepuce, 
Pastaj kur pashe nje njeri pa kembe, atehere pushova se qari.


Njeriu qe vetem per vete punon,eshte si nje dru qe peme 
s'leshon
Kush sheh qiellin ne uje,ai sheh edhe peshqit ne dege.
Asgje s'eshte me e shtrenjte se ajo qe duhet blere me lutje.
Kundershtari edhe me perqafim mund te pengohet ne aksion.
Njeriu qe flet shume, sado mire qe te flase, ne fund do ta thote ndonje marri

Miresjellja eshte celesi i arte qe i hap te gjitha dyert - (Thenie 
latine) 
Njeriu eshte i lire vetem atehere kur i sherben se vertetes - (Sami Frasheri) 
Fol vetem per ato gjera qe i njeh, per te tjerat hesht - (S.Frasheri)

*Mosmirënjohja është një ves i ndyrë, pabesia një ves edhe më i ndyrë akoma. Por kur bëhen bashkë mosmirënjohja dhe pabesia, ndyrësia shfaqet në formën e saj më të lartë. 

Sa më e errët të jetë nata, aq më shumë ndrisin yjet.

*Aq sa mund të mbijë qimja në kokrrën e vezës, aq mund të krijojë miqësi i mençuri me injorantin.

*Forma më e rrezikshme e shfaqjes së injorancës, është injoranca në pushtet dhe injoranca që flet

*Kur në sheshe del dhe ulëret injoranca, të mençurit duhet të rrinë sa më larg shesheve

Duke mos qenë në kohën dhe vendin e duhur, shumë njerëz kanë humbur shanse te mëdha, shanse që i kanë përfituar padrejtësisht njerëz që s’i kanë merituar kurrë, por që fatkeqësisht janë ndodhur aty në atë çast.

*Asgjë nuk mund të jetë më pikëlluese dhe më tronditëse se lotët e një vajze, që qan për dashurinë e humbur.

*Vetëm Eva me Adamin kanë pasur mundësinë për ta dashur njëri-tjetrin pafundësisht, mbasi s’kishin përreth askënd që tu thurte intriga dhe të ndillte xhelozi. Por dhe ata të dy, nuk mundën ta bënin këtë gjë.

*Në qoftë se një burri që do, i fal të gjitha intimitetet e trupit, kjo padyshim quhet dashuri. Por në qoftë se këto intimitete ia fal edhe dikujt tjetër, kjo s’mund të quhet gjë tjetër, veçse ku*vëri.

*Bukuria dhe mençuria rrallë herë rrinë së toku. 

Ai që firmos mbi fatet njerëzore duhet të konsultohet çdo çast me dhimbjen dhe varfërinë.

*Degjenerimi më i keq i rracës njerëzore është kur ngrihen në fronin e lartë të pushtetit injoranca, pabesia, dhe ku*vëria.

Njeriu duhet të ecë gjithnjë me këmbë në tokë, mbasi edhe kështu nuk është shumë i sigurt, për faktin e thjeshtë se toka kërcënohet çdo moment nga tërmetet dhe vullkanet.

*Thonë që ai që duron, fiton, Por ngaqë jeta është shumë e shkurtër, do të thosha se ai që duron shumë, jeton pak. 

*Nuk kam fuqi ta urrej atë njeri, pasi nuk e kam dashur aq shumë.

Ti vetë je miku më i mirë i vetes.

Robërimi i trupit s’është asgjë para robërimit të shpirtit.

Sa më i pakulturuar të jetë një komb, aq më shumë të vrarë dhe të humbur do të ketë në popullin e tij.

Sa më shumë të betohet një njeri, aq më shumë gënjen.

Fakti që sot bota ka kaq shumë gjykatës, prokurorë, policë dhe ushtarë,tregon se drejtësia njerëzore, njësoj si para 20 apo 30 shekujsh, është në krizë të thellë.

*Kush është mësuar të fluturojë në qiell, nuk mund të ecë dot në tokë. 

**Për të mposhtur egoizmin e njerëzve, ZOTI zgjodhi vdekjen.

**Helmi i nëpërkës nuk është asgjë para xhelozisë midis grave.

**Vetëm prostitutat nuk kanë asnjë paragjykim për burrat.

Njeriu është shumë i vogël për të shpjeguar dhe kuptuar universin, ku rastësisht jeton.

**Nuk ka ndonjë kufi ndarës perfekt midis botës së njerëzve dhe botës së kafshëve. Jo rastësisht ka shumë njerëz me emra kafshësh, dhe aq shumë kafshë me emra njerëzish. 

**Kush ka shitur shtrenjtë, do të shitet LIRE.

(Arben Duka)