"IPODI" ME I SHTRENJTE NE BOTE QE KUSHTONE 233 MIJE DOLLARE

"IPODI" ME I SHTRENJTE NE BOTE QE KUSHTONE 233 MIJE DOLLARE

Pajisja zyrtare më e shtrenjtë në botë "iPod Touch" kushton 233.000 dollarë, në një kohë kur ajo është e dekoruar me 170 gramë ari dhe një larmi diamantesh. Pasi javën e kaluar e ka paraqitur pajisjen "iPhone 3GS" të dekoruar me diamante dhe me nje çmim prej më shume se tre milionë dollarësh, kësaj radhe dizejnuesi britanik Stuart Hughes ka menduar si të pasurojë e zbukurojë pajisjen "iPod Touch". Për dekorimin e pajisjes janë shpenzuar 170 gramë ari, 300 diamante të vendosur në kornizën e pajisjes, kurse 53 në prapavijë dekorojnë logon e artë të "Apple" prej 21 gramësh. Kurse butoni "home" me 12 diamante përmban edhe një diamant rozë prej 2.1 karatësh. Çmimi i "iPod Supreme" kushton "vetëm" 233.000 dollarë. Në qarkullim nëpër botë janë vetëm tre të tilla.