Largohen emigrantët, fluks në Kakavijë

Largohen emigrantët, fluks në Kakavijë

 Pas përfundimit të festave të fundvitit ka nisur edhe kthimi i emigrantëve në vendet ku jetojnë e punojnë.

 Në doganën e Kakavijës deri paraditen e sotme kanë lënë tokën shqiptare 2700 shtetas gje 600 automjete. 
Mësohet se dogana shqiptare si pasojë e fluksit të emigrantëve që kërkojnë të lënë tokën shqiptare po punon me 9 sportele ku 6 nga të cilat punojnë pët automjetet ndërsa 3 prej tyre po punojnë për këmbësorët. 
Ndërkohë fluksi i emigrantëve të cilët kërkojnë të largohen drejt Greqisë sa vjen e rritet në doganën e Kakavijës.