SHBA/ Shpëton për mrekulli nga treni i drejtuar nga... nje femer

SHBA/ Shpëton për mrekulli nga treni i drejtuar nga... nje femer

Një grua e dehur i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pamjet amatore (te publikuara edhe ne internet) të një stacioni treni tregojnë se si gruaja në gjendje jo normale, teksa eshte perkulur per te shikuar nese po vinte treni, ka rene mbi shina, teksa mjeti elektrik afrohej me shpejtësi. Faktikisht, ajo eshte përpjekur disa here të ngrihet, por e ka pasur të pamundur të qendrojë në këmbë. Duket sikur heq dorë dhe qëndron e shtrirë mbi shina. Treni afrohet me shpejtësi ndërkohë që një grup njerëzish të perfshire nga paniku i bëjnë me dorë makinistit që të ndalojë. Ky i fundit pasi shikon gruan e shtrirë në shina arrin të ndalojë. Vetem pak centimetra dhe treni mund t'i kishte marre jeten gruas, e cila arrin të çohet e të marrë ndihmën e duhur. Ne fund do te zbulohet edhe se makinisti faktikisht ishte nje femer 27-vjecare, e cila tha se ishte nje veprim instiktiv, teksa eshte nderuar nga zyrtarët e linjës hekurudhore për aftësitë e saj.