Sigma

 

Kompania e sigurimeve Sigma

SIGMA Sh.a, pjesë e Vienna Insurance Group, është shoqëria e parë private e sigurimeve në Shqipëri me të drejta të plota juridike për të konkuruar në treg.

E liçensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për sigurimin e të gjitha kategorive të sigurimeve të Jo-Jetës, filloi aktivitetin e saj më 03.02.1999.

Në këto 10 vjet të krijimit të saj kompania SIGMA aktualisht zë një pozicion të rëndësishëm në tregun shqiptar të sigurimeve. Si shoq ë ria e par ë private e

sigurimeve n ë vend, rruga nuk ishte aspak e leht ë, por e sigurtë dhe tani, pas një dekade, ne e ndjejmë veten mjaft mirë për të vazhduar progresin edhe në të ardhmen.

Themelimi i Shoqërisë së Sigurimeve Sigma Sh.a shënon edhe fillimin e proçesit të liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri, treg, i cili ka evoluar dhe është plotësuar përgjatë viteve si në gamën e produkteve që ofron, ashtu edhe në mënyrën e funksionimit të tij duke dhënë gjithashtu kontributin e saj si një ndër bizneset më të fuqishme.

Sigma u shërben me cilësi të lartë rreth 100 mijë klientëve, ofron 20 produkte sigurimi, shtrihet me degët e saj në të gjithë territorin shqiptar dhe ka një prezencë rajonale në Kosovë e Maqedoni. Kompania zotëron një situatë financiare të shëndoshë duke iu përgjigjur me shpejtësi klientëve të saj.

Ngjarja më e rëndësishme për kompaninë konsiderohet viti 2007, kur Sigma Sh.a u bë pjesë e VIG (Vienna Insurance Group), grupit më të madh të sigurimeve në Austri dhe në vendet e Europës Qendrore e Lindore, e cila aktualisht ze 87 % te aksioneve te shoqerise.

www.sigma-al.com