Mbas dobesimit Big Mama gjen te dashur

Big Mama pranon se më 28 shkurt, për ditëlindjen e saj, ka fituar dhuratë prej Zotit një mik shumë të mirë, që e kishte kërkuar me vite, por nuk e ka identifikuar atë. Këngëtarja me shumë fat, gjatë vitit që e lamë pas, pati një mori suksesesh dhe një dhuratë, pikërisht në ditëlindjen e saj, më 28 shkurt. Ajo në këtë ditë gjeti shokun e saj, për të cilin thotë se Zoti ia solli dhuratë. “Viti 2008 ka qenë shumë laraman për mua. Kam përjetuar momente shumë të ndryshme, herë të pikëlluara, herë të gëzuara, por megjithatë vitin 2008 do ta kujtoj për dy gjëra: me datën 28 shkurt, për ditëlindjen time fitova dhuratë prej Zotit, një mik shumë të mirë, që e kisha kërkuar me vite, një mik të vërtetë dhe akoma vazhdoj ta kem. Ajo është gjëja më e bukur që do ta kujtoj gjithnjë”. A thua është pikërisht personi në foto, dhurata për të cilën është shprehur Big Mama në shumë emisione televizive? Fotoja është shkëputur në lokacionin “Shkupi” në Shkup, vend ku argëtohet rinia shqiptare. “Ndërsa, një moment shumë pikëllues më ka ndodhur në vitin 2008, sepse humba xhaxhanë tim, humba një anëtar të familjes, një person shumë të rëndësishëm për mua. Ajo ishte tragjedia më e madhe që përjetova në vitin që kaloi dhe do ta kujtoj atë vit gjithnjë, sepse ma mori një pjesë të shpirtit tim”, shprehet këngëtarja. Prej muajit korrik e deri më tani ajo ka humbur 20 kilogramë dhe shpreson t’i humbë edhe 10 të tjera. “Jam duke mbajtur ende dietë”, thotë Bigi. Ka realizuar tre këngë shumë të bukura, njëra është vizualizuar edhe me video dhe është kënduar nëpër programe të Vitit te Ri, e cila quhet “Ku rafsha mos u vrafsha!”. Këtë këngë e ka punuar me Fatmir Mujën dhe Ockon. Kënga tjetër është “Premi në bixhoz”, e punuar nga Ocko dhe Avni Qahili. Ndërsa me një këngë tjetër që lirisht mund të thuhet se është këngë për shpirtin e Bigit e punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, e titulluar “Se duroj dot më”, me një tematikë dashurie diçka krejt ndryshe prej stilit të saj dhe beson se me këtë stil që do të paraqitet, do e shohim gjithnjë tash e tutje, e këndshme dhe shumë e lezetshme për syrin e publikut, dalluar nga herët e tjera që jemi mësuar ta shohim këngëtaren. Me këtë këngë ajo është paraqitur edhe në “Top Fest 6”, dhe shpreson që do të dalë nga ky eveniment me ndonjë çmim.

Rovena Stefa promovon kengen “Rrofte shqipja dhe vatani

Këngëtarja Rovena Stefa sonte do të promovojë këngën e saj më të re ”Rroftë shqipja dhe vatani”, e cila është një këngë patriotike që i kushtohet të gjithë shqiptarëve kudo që janë.Kësaj kënge Rovena së shpejti do të ia bëjë edhe video-klipin, në të cilin do të përfshihen shumë njerëz.Rovena tha për Kosovapress se kënga ”Rroftë shqipja dhe vatani” është një këngë patriotike që i kushtohet të gjithë shqiptareve kudo që jetojnë.

Ajo paralajmërojë se së shpejti me ekipin e “Top Channel” do ta realizojë videoklipin, i cili do të jetë masiv, me shumë njerëz dhe shumë pamje nga e kaluara e shqiptarëve.

“Është një këngë me nota të Shqipërisë së jugut, një këngë që e kam shumë për zemër”, tha Rovena.

Muzikën e këngës “Rroftë shqipja dhe vatani” e ka kompozuar Rovena, orkestruar nga Adrian Hila dhe tekstin e ka shkruar Arben Duka.

 

Zbulohet e dashura e Big Bastes, dhe tatuazhi i njejte

Asnjëherë nuk është folur tani për një lidhje dashurie të Big Bastës, por mesa duket reperi ka rënë në dashuri vërtet. Këngëtari me emrin e vërtetë Gerald Xhari për herë të fundit është shfaqur në klipin e ri të Çiljeta Xhilagës “Déjà vu”, ndërsa nuk është parë asnjëherë në shoqërinë e përhershme të ndonjë vajze. Ne kemi arritur të sigurojmë dy foto që dëshmojnë jo thjesht për një flirt, sepse bëhet fjalë për një tatuazh. Reperi dhe e dashura e tij Ledia Gjolena i kanë dhënë nota serioze lidhjes së tyre, duke vizatuar të njëjtin tatuazh në qafë, një yll me pesë yje poshtë të cilit shkruhet “All my life”. Me sa duket bëhet fjalë për një lloj premtimi që të rinjtë i kanë bërë njëri-tjetrit. Edhe pse nuk dihen ende detaje rreth vajzës në fjalë thuhet se ata kanë krijuar një lidhje dashurie serioze. Big Basta së fundi është një nga kënëgatët e njohur hip-hop, si dhe një nga krijuesit e teksteve për shumë këngëtarë. Ai bëri përshtypje në daljen e tij të parë si këngëtar, që kur vazhdonte gjimnazin në vitin 2003, ku i këndonte zyshës së tij me grupin “Sweed Company”. Aktualisht emrin e artit e ka Big Basta, po e thërrasin dhe Bastardi. Gjatë viteve të tij si këngëtar ka marrë çmimin (Best New Artist) në “Top Fest 2” në bashkëpunim me grupin rock, “Burn” me këngën “Një hap përpara”. Më vonë u nda nga grupi “Sweed company” për të vazhduar karrierën solo. Këngët e tij janë në bashkëpunim me Mc Tao, Oriada, Real 1,Stine, Eranda Libohova, etj. Një nga ambiciet e tij është përhapja e kulturës hip-hop në Shqipëri dhe të njihen sa më shumë artistët e kësa rryme, gjithashtu ka si qëllim kryesor promovimin e artistëve shqiptarë të rrymës Black. Ai është diplomuar në degën Sociologji që duket se e ka pjesë të pasionit, që sipas tij, lidhet ngushtë me kulturën hiphop. Big Basta ka shkruar tekste për shumë këngëtare shqiptare dhe kosovare si: Soni Malaj, Nora Istrefi, Sabri Fejzullahu, Aleksander Gjoka, Albërie Hadërgjonaj, Ermal Fejzullahu, Joana, Sanchez,etj. Duke folur për dashurinë në një intervistë për “Panorama Plus” ai pohoi nuk e kishte provuar ende dashurinë hyjnore, që ishte shumë i dhënë pas vajzave të mira, dhe nuk i pëlqenin ato më të vogla se 17 vjeç dhe më të mëdha se vetja, pra më shumë se sa 23 vjeçe. Ndërkohë, nuk e dimë se si do i shkojmë punët më Ledian, por na lë të kuptojmë se deri sa ka bërë tatuazhin, patjetër që bëhet fjalë për një ndjenjë të thellë dashurie!

Alban Skenderaj, ne MTV me nje klip per sportet ekstreme

Mbase nuk e kishte menduar se do mbërrinte deri aty, pra deri tek sportet ekstreme. Këngëtari Alban Skënderaj sapo ka realizuar një reklamë dhe një klip të ri muzikor, që do të transmetohen në kanalet muzikore më të njohura gjermane. Është një pistë shumë e famshme në Gjermani, Nurburbring, ku garon çdo vit “Formula 1” siç ishte para disa javësh që kaloi, por jo vetëm. Pista ku bëhen gara me biçikleta, motorra, makina, e deri tek helikopterët sapo është rinovuar dhe do fillojë një fushatë promocionale shumë të madhe në televizione e radio. Kjo ofertë i vjen Albanit. Ai ka qenë duke punuar me disa producentë në Këln, producentë me të cilët më parë kishte punuar Miriami Cani, e dashura e këngëtarit, e cila i ka prezantuar me ta. Madje thuhet se mbështetja e saj ka qenë shumë e rëndësishme pasi dhe në këtë rast ka qenë ndërlidhësja midis këtyre producentëve dhe agjencisë së reklamës që Albani të bëhej pjesë e saj. Agjencia që po bënte promovinim e Nuerburgring po përgatiste një reklamë shumë të kushtueshme televizive dhe ju duhej një këngëe një këngëtar rock për kolonën zanore të fushatës në televizione, dhe si përfundim u zgjodh Albani. Në mënyrë tepër të zjarrtë i ka realizuar të gjitha shumë shpejt, dhe tashmë është përfunduar kënga që do luhet mbi reklamë sa herë që spoti të transmetohet në televizionet; Rtl, Pro7, Vox, Zdf, ku do shkruhet dhe emri i tij. Para disa javësh në atë pistë u xhirua reklama, dhe në të njëjtën ditë dhe vend u xhirua klipi personal i këngës me këngëtarin. Kënga do të transmetohet së bashku me reklamën për herë të parë më 14 gusht, si një single me cd në Gjermani, Zvicër dhe Austri. Kënga titullohet “This is your day” kënduar nga “Alban feat The Ring”, një CD që përmban dhe versionin unplagged të këngës, por dhe bonus track, një këngë që titullohet “Walking throught the silence”. Po ashtu klipi i këngës pritet të dalë paralelisht me reklamën në televizionet muzikore si MTV apo VIVA. Videoja e re mund të dëgjohet dhe në faqen e këngëtarit www.alban-feat-th-ring.de

Getoari nuk heq dore nga Hana, dashuria e tij e vjeter

Edhe pse ndër djemtë e muzikës është ai më i përfoluri për lidhjet me femrat, nga Hana mesa duket nuk mund të heqë dorë. Lidhja disavjeçare e Getoarit me Hanën edhe pse ka pasur ulje-ngritjet e veta, mesa duket është aq e fortë sa asnjë thashethem nuk mund ta dëmtojë. Kështu siç e shihni në këtë foto ata janë fotogrofuar së bashku vetëm pak ditë më parë në shoqërinë e miqve të tyre në një nga clubet e Prishtinës. Edhe pse Getoari mund të jetë përfolur për lidhje të tjera, për të biondja Hana Shehu nuk është një histori e shkuar. Para disa muajsh u tha për një ndarje të shkurtër mes tyre, por ata shumë shpejt patën një rikthim, që u komentua dhe në shumë gazeta rozë. Hana prezantuesja simpatike e një emisioni rinor në ekranet kosovare është dashuria e vjetër e reperit, fakt që e ka pohuar dhe vetë mes miqsh. Vetëm pak kohë më parë media kosovare kishte fotografuar çiftin në një nga lokalet e natës në Prishtinë dhe ja ku fotografohet sërish. Ajo është një vajzë simpatike, dhe në daljen e saj të fundit është parë të ketë ndryshuar ngjyrën e flokëve nga brune në bionde. “Mjafton të klikosh në internet me “Getoari dhe Hana” dhe gjithçka shfaqet mjaft qartë, bëhet fjalë për një vajzë simpatike, brune të cilës mundëm t’i mësojmë pak gjëra siç është për shembull emri, Hana Shehu”. Kështu e dhanë lajmin kohë më parë mediat kosovare, ndërsa publikuan fotot e para të Getit dhe Hanës, që mendohej se mund t’i kishte realizuar një miku i tyre i përbashkët. Vajza nga Kosova ishte prezantuese e një emisioni për të rinj në Radio Televizionin e Kosovës dhe që titullohej “Teen”. Fotot e tyre të para të bëra së bashku janë bërë me celular dhe janë shpërndarë me “bluetooth” mes të cilave kishte dhe foto, ku ata shfaqeshin duke u përqafuar dhe puthur. Pas një heshtjeje dhe aludimi se çifti mund të ishte ndarë, Geti dhe Hana së fundi kanë pozuar sërish vetë. Ndërkohë që nuk dihet se si vazhdon lidhja e Getoarit me vajzën nga Tirana, për të cilën u përfol pak muaj më parë.

Greta Koci serish te “Kenga Magjike”, pas tre vitesh meri

Ishte betuar se nuk do të konkurronte asnjëherë më. Por Greta Koçi do t”i rikthehet këtë vit konkurrimit në “Këngën Magjike” pas tre vitesh. Këngëtarja e re, e cila së fundi e ka zhvendosur kalendarin e koncerteve jashtë vendit e sidomos në Greqi, e mori vendimin e tërheqjes nga ky festival kur konkurroi me këngën me titull “Kam mall”, e cila nuk u përfshi as në finale. Greta, e cila pretendonte dhe çmim nuk e priste aspak mos përfshirjen në këngët më të mira, ndaj e shprehu hapur mërinë e saj duke u shprehur në media të ndryshme se ishte zhgënjyer jo pak nga festivali “Kënga Magjike”, pasi sipas saj kishte konkurruar me një këngë shumë të pëlqyer nga publiku siç ishte kënga “Kam mall”, dhe nuk kishte marrë atë që meritonte.

Thuhet se para disa ditësh këngëtarja ua ka bërë të ditur kërkesën e saj për pjesëmarrje organizatorëve të “Kënga Magjike” për një rikthim. Ndërkohë nuk dihet ende se cilët do të jenë emrat e tjerë të njohur që do të konkurrojnë në këtë edicion të ri të këtij festivali. Pjesëmarrësit do t”i dorëzojnë krijimet e tyre pranë TV Klan dhe RTV 21 vetëm në datat 7,8 dhe 9 shtator. Më pas këngët e seleksionuara do të kalojnë në dy faza. Në fazën e parë po ashtu si dhe vitin e kaluar, ato do t”i prezantohen publikut në spektaklin “E diela shqiptare”, ndërsa në fazën e dytë që është dhe konkurrimi final krijimet më të mira do konkurrojnë për çmimet kryesore në tre netët e festivalit, përkatësisht në datat 19, 20 dhe 21 nëntor.

 

Rezarta Shkurta, cudit pushuesit me sportet ekstreme ne det

Të gjithë gjejmë mënyra të ndryshme për tu zbavitur gjatë pushimeve dhe sidomos pranë detit, por ju nuk mund ta imagjinoni se kë quan zbavitje Rezarta Shkurta. Në dukje një vajzë e brishtë dhe delikate, në fakt Rezi është një vajzë që kultivon pasione të forta, gati gati mashkullore. Këtë verë ka preferuar plazhin e jugut dhe kryesisht Dhërmiun, pasi fundjavave këndon tek “Oaz”, njëri prej lokaleve të atij bregdeti. Por krahas punës, Rezi nuk heziton të shijojë detin dhe mbi të gjitha sportet që të ofrohen aty. Fundjavën e kaluar pushuesit kanë dalluar Rezartën e cila tërheq jo pak vëmendjen me linjat dhe bukurinë e saj. Më pas së bashku me disa shoqe të saj, ato kanë bërë disa xhiro me një skaf luksoz të cilin mesa kemi mësuar, e kishin marrë me qira disa miq të saj. E meqenëse në skaf bëhet pak jetë luksi, vajzat kanë shijuar edhe nga një gotë shampanjë në bordin e tij. Por të rrish gjatë në një vend nuk bën për Rezin. Pas pak ajo ka marrë një motor uji dhe ka filluar xhirot në det. Saltot me motor si dhe akrobacitë e ndryshme tek komardarja, ndërkohë që mikja e saj e niste me shpejtësi atë, kanë çudituar pushuesit. Sipas mikeshave të saj, Rezi i pëlqen shumë lojrat dhe zbavitjet që kanë pak risk. Kështu ajo ju ka shprehur atyre dëshirën për të provuar hedhjen në det me parashutë nga një lartësi e madhe. Të shohim nëse do ta realizojë këtë dëshirë që në fakt është në kufinjtë e çmendurisë, por ajo nuk do t’ia dijë. Mjafton që kjo të jetë një risi, një eksperiencë që pak kush e guxon, dhe menjëherë dëshirën e bën realitet. Ndërkohë do të vazhdojë pushimet të alternuara me koncerte gjatë gjithë verës, pasi axhenda e saj është e mbushur me aktivitete dhe ftesa të ndryshme.

KLIPET? JO NJË POR KATËR
I pëlqen të ketë sa më shumë këngë në repertorin e saj pasi dëshiron që kur të shkojë në koncerte, të ketë mundësi zgjedhjeje. E menaxhuar nga grupi “Etnoengjëjt” tani vajza bjonde është mjaft e kërkuar edhe në Kosovë, ndërkohë që po bën gati katër këngë të cilat do ia paraqesë adhuruesve të saj të shoqëruar me videoklipe. Është maniake e detajeve në klipe, prandaj dhe haxhon shumë si për pamjen ashtu edhe për anën teknike. Madje për klipet që i ka si projekt të shpejtë, ajo tregon se do të marrë një regjizore të famshme franceze me të cilën është njohur në Maqedoni.

ME ERMALIN NJË DASHURI QË RRITET PËRDITË
Edhe pse janë martuar në gjendje civile dhe jetojnë nën të njëjtën çati, dashuria vazhdon me të njëjtin intensitet duke iu dhuruar emocione pa fund. Kur nuk janë bashkë ai i dërgon sms ku i thotë se e do shumë, ndërkohë ajo dëshiron ta ketë afër edhe kur udhëton për koncerte, prandaj dhe Ermali është gjithnjë pranë saj. Kanë mbi katër vite që njihen por në fillim Rezi e mbajti sekret lidhjen mes tyre. Më pas ajo bëri një lloj prezantimi të mikut të saj gjatë një feste gjigande që organizoi për 20 vjetorin e saj, një rast që shërbeu për t’i dhënë më shumë famë. Ndërsa martesa erdhi në një formë shumë të paimagjinueshme. Një natë teksa po kërcenin në një pub, vendosën që sapo të zbardhte dita do të shkonin në gjendjen civile për të zyrtarizuar lidhjen e tyre, që për të dy ishte gjëja më e rëndësishme. Dhe në fakt koha ka vërtetuar se Rezi dhe Ermali janë bërë për njëri-tjetrin. Ndërsa planet për të patur fëmijë, duket se janë akoma shumë të largëta, pasi Rezi është vetëm 22 vjeç, ndërkohë që ka shumë rrugë përpara në karrierën e saj si artiste.

 

Ultimatumi i Jeta Faqollit

Faqja e internetit “Facebook” është një nga më të populluarat sot. Përveç miqësive që krijon, ajo është bërë edhe një faqe marketingu për personazhet e artit, kulturës dhe politikës, ku ata nxjerrin herë pas here edhe aktivitetet e tyre. Por, këngëtarja Jeta Faqolli, ndryshe nga kushdo tjetër na ka servirur një çudi. Ajo u ka dhënë një ultimatum gjithë miqve të saj në këtë faqe, pas disa ofendimeve që i kishin bërë ata Jetës, për këngët, veshjet, klipet dhe lëvizjet e saj. Ajo ka reaguar ashpër, duke shkruar me shkronja kapitale këtë fjali: “Ato që shajnë dhe ofendojnë hiqen menjëherë nga lista e miqve!” Të shohim nëse do të tremben ose jo miqtë e Jetës pas këtij ultimatumi që ajo ka bërë.

Ciljeta: Nuk i kam bere vithet operacion plastik

Tani mund ta themi me plot gojë që e shohim më në formë se kurrë. E relaksuar totalisht nga i gjithë angazhimi që i ofroi fushata, e kompletuar me orët e gjumit dhe e rehatuar me organizimin e koncerteve të tjera, Çiljeta ka bërë ndryshimin që pritej. Nuk i ka më flokët e shkurtër me të cilët u shfaq në klipin më të fundit. Tashmë falë ‘extension-ve’ Çili ka ndryshuar imazh. Shfaqet me flokë të gjatë dhe me onde, po në ngjyrë të zezë. Paparaci ynë e ka kapur Çiljetën në një paradite të kësaj jave në pishina tek “Mai Tai”. Sigurisht, ditët e javës këngëtarja i frekuenton më tepër në mënyrë që të mos bezdiset nga sytë e shumtë të njerëzve që mund të gjenden përreth saj, por të shijojë paksa në ‘intimitet’ freskinë e ujit si dhe bisedat me miqtë apo me Romeon, i cili e shoqëron jo pak herë. Kështu, ajo ka qenë nën shoqërinë e një mikeshës së saj. Një Çiljetë fosforeshente, tërësisht rozë. Rroba banje rozë, vathë po në ngjyrë rozë, thonjtë të lyer në mënyrë të tillë si edhe syzet me konturë rozë.
Pesha
Kohët e fundit, edhe vetë ka pohuar që ‘mori pak kot’ në peshë me disa kilogramë më tepër, por ja që këto ditë Çiljeta ka pësuar një rënie dhe avash-avash po i rikthehet peshës së saj normale. I pëlqen të shkojë shpesh në plazh, por kohën nuk e ka gjithmonë në favor të saj, pasi të gjithë ditën e ka të mbushur me aktivitete. Deri në orët e vona të natës i duhet të qëndrojë zgjuar, e ftuar apo e thërritur në koncerte apo lokale të ndryshme për të performuar me repertorin e saj, dhe kjo e bën që paraditeve të flejë deri në mesditë, gjithmonë nëse nuk ka diçka të rëndësishme që këtë regjim t’ia thyejë. Pishinat janë ato që frekuenton më tepër, edhe pse edhe bregdeti e tërheq.
Irritimi
E duke mbetur tek pesha, Çiljeta është e irrituar nga disa zëra që po qarkullojnë së fundmi rreth saj, dhe kanë të bëjnë pikërisht me operacionin e aluduar që ajo mund t’i ketë bërë vitheve për shkak të shëndetit. Sipas Çiljetës, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. “Nuk kam bërë operacion plastik. E gjitha është pamja ime origjinale. Nuk ka pse të ketë dyshime për këtë. Mund të jem shëndoshur fare pak kilogramë, por operacion plastik vitheve nuk i kam bërë”, - rrëfen këngëtarja. Këto thashetheme për Çilin nisën të qarkullonin që në momentin e realizimit të klipit në bashkëpunim me Ingrid Gjonin, duke u përforcuar më pas, deri në ditët kur u shfaq për të fundit herë në publik, me klipin e saj të ri në bashkëpunim me Big Bastën.
Koncertet
Disave mund t’u pëlqejë, disave jo, por është shumë e vërtetë. Çiljeta është kthyer në një prej këngëtareve më të preferuara nga organizatorët e koncerteve jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. U vu re nga të gjithë prania e saj në të gjitha daljet e Berishës në publik gjatë fushatës, duke e përfshirë Çilin në grupin e këngëtarëve më të mirë që ka sot për sot Shqipëria. Të shumta janë koncertet që do të zhvillohen këtë verë në qytetet në bregdet, ku vajza sensuale ka hedhur firmën e saj për të qenë e pranishme në bashkëpunime. Po kështu, mjaft organizime janë edhe jashtë Shqipërisë, duke bërë që Çiljeta të bëjë një jetë të ngjeshur mes Shqipërisë dhe Europës, si dhe kudo në vendet që ka emigrantë shqiptarë.
Romeo
Lidhja e tyre vijon po njësoj, me të njëjtin ritëm. Edhe pse është shumë e zënë, përsëri Çili e gjen kohën për Romeon e saj. Siç thotë dhe vetë ajo, në momentin e parë që lirohet nga punët, vrapon të takojë Romeon. Dalin bashkë, darkojnë bashkë, por edhe udhëtojnë shpesh. Për pushime këngëtarja ende s’ka ndonjë plan konkret, kjo për vetë faktin se gjatë gjithë kohës është e angazhuar me koncerte, por që në varësi të tyre, pse jo, përfiton pak orë për të marrë disa rreze.

Ingrid Gjoni: Vera e aventurave ne Jahtin luksoz

Është e angazhuar full time me koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë por me shkathtësinë që e karakterizon ka arritur të alternojë mrekullisht punën me pushimet. Ingrid Gjoni është sot një nga këngëtaret më të kërkuara dhe po jeton në të gjitha dimensionet suksesin e saj. Kudo ku ka aktivitete të rëndësishme është Ingridi dhe natyrisht në këto raste edhe pagesat janë të bollshme. Paparaci ynë e kapi Ingridin fundjavën e kaluar në plazhin e Vlorës ku ishte e ftuar në një nga diskot e këtij qyteti i cili gumëzhin në stinën e verës. Por nuk ka lënë pa shijuar plazhin e mrekullueshëm të tij bashkë me miqtë dhe me Anën, mbesën balerinë. Gjatë darkave Ingridi ka kënduar edhe me miken e saj të përhershme Çiljetën. Kohët e fundit kanë qarkulluar shumë lajme sipas të cilave miqësia mes dy vajzave bukuroshe që bënë edhe një klip bashkë, është në krizë. Gjithçka ka filluar kur Çiljeta xhiroi klipin e saj të ri dhe në krah të saj nuk ishte mikesha e përhershme Ingridi, por një mike tjetër e saj, Skandinada Lalaj. E vërteta është se Ingridi ishte e planifikuar për atë klip, por ditën e xhirimit ajo ndodhej në koncert në Milano, një qytet ku ajo shkon shumë shpesh për të kënduar. Por fakti që janë përsëri bashkë tregon se gjithçka mes vajzave simpatike po shkon më së miri. LOOKU I VEÇANTË FALË SHOPPINGUT NË BRUKSEL Ajo që të bie menjëherë në sy tek looku i Ingridit është një stil krejt i veçantë. Mesa duket ka hequr dorë nga fundet mini dhe kanatieret që të lënë të duket barku dhe në vend të tyre po përdor fustane të gjera dhe të gjata, shall në kokë dhe sandale tip romake. Kështu ajo është më praktike për stinën e verës por edhe më e veçantë. Këtë mënyrë të re veshjeje ajo e zbuloi në pazaret që bëri ditët e fundit në Bruksel ku pa se femrat prireshin për të përdorur të tilla veshje. LINJAT GJITHNJË E MË PERFEKTE Tani ka gjithçka nën kontroll. Çdo verë e shohim më të dobët. Vetë Ingridi thotë se nuk shkon asnjëherë në palestër dhe nuk bën ndonjë aktivitet fizik përveç notit kur është në plazh. Ka disa kohë që tregon kujdes me ushqimin, ka eleminuar bukën dhe ha me orar duke mos e tepruar. KLIPI QË DO ÇUDISË FANSAT Ka vendosur ta ekzagjerojë me klipin e rixhirimet e të cilit kanë filluar tashmë. “Hypnotize me” është titulli i këngës por teksti do të jetë në shqip. Xhirimet po bëhen në një jaht luksoz në Vlorë dhe në ndihmë të fabulës që flet për dashurinë do të jetë edhe një djalë bukurosh model. Këngëtarja ka patur fatin të lundrojë me skaf në brigjet tona falë mbarimit të moratoriumit pasi përndryshe do ta kishte xhiruar në Mal të Zi siç e kishte planifilkuar që në fillim

Blero kapet “mat” me Teuten, konfirmohet lidhja

Pas mohimeve të
shumta për një
lidhje, del foto e parë e aktores Teuta Krasniqi me këngëtarin shumë të suksesshëm, Blero. Ata janë kapur ‘mat’ teksa ecnin të shtrënguar dorë për dore. Këngëtari Blero është parë me moderatoren dhe aktoren kosovare, Teuta Krasniqi në një lagje të Prishtinës. Dy të rinjtë janë parë të kapur për krahu në një vend shumë të frekuentuar në kryeqytetin kosovar, saktësisht në parkingun e restorant “De Rada”. Teuta deri vonë ka qenë e dashura e njërit prej anëtarëve të grupit “Kthjellu”, ndërkohë që pak kohë më parë, interesit të medias lidhur me Bleron iu përgjigj duke thënë se nuk është në lidhje me këngëtarin, edhe pse burime shumë të afërta me Bleron pohonin të kundërtën. Ata janë parë së bashku edhe në “Video-festin muzikor ‘08″, por Teuta prapë e mohoi lidhjen e saj me Bleron. Nga ana tjetër, Blero njihet si mik i ngushtë i familjes Krasniqi. Madje, zëdhënësi i qeverisë së tanishme të Kosovës, Memli Krasniqi, kishte realizuar disa këngë me këngëtarin. Një ndër to është edhe kënga “Kthehu ti”, me të cilën Blero u bë i njohur në Kosovë.

Pirro Cako i ben klip Anjushkes, pas shtyrjes se divorcit me Inven

kërkesa e Pirro Çakos për shtyrjen e gjyqit të divorcit me Inva Mulën pas datës 28 qershor, u komentua si një shtyrje e qëllimtë nga ana e kantautorit nisur nga fakti se sopranoja kishte planifikuar martesë të dytë me biznesmenin kosovar brenda këtij muaji. Por arsyeja që e bëri Invën të depozitonte padinë në Gjykatë në divorc, u bë Anjushka e dashura në Tiranë e Pirros, histori që u publikua për herë të parë nga “Panorama Plus”. Kjo pasi u gjend një lidhje konkrete e Anjës juriste me të cilën shoqërohej dhe këngës me titullin “Anjushka” me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike”, krijim që ia kishte dedikuar pikërisht asaj. Tashmë si të gjithë këngëtarët që mendojnë të nxjerrin një klip të fuqishëm për verën, dhe Pirro e ka menduar një të tillë. Thuhet se kantautori do bëjë klip pikërisht këngën “Anjushka”, që do jetë një “skup” muzikor ndërkohë që paralelisht vazhdon procesi gjyqësor i divorcit me Invën. Nuk dihen ende detaje për klipin, por thuhet ashtu si dhe klipet e tjera protagoniste do të jetë një femër që do të ketë ngjashmëri me Anjën, vajzën brune kaçurrele. Edhe pse Anja nuk merret me art, ajo ka pranuar që kjo këngë t’i kushtohej asaj si për ta përligjur në njëfarë mënyre lidhjen e tyre. Në refrenin e këngës “Anjushka”, që do të përfshihet në krijimet e albumit e tij të ri, Pirro thekson faktin se në takimin e parë ai nuk e dinte se sa vjeç ajo ishte. Ai thotë se “një natë në party shpejt unë ty të dallova, gjysmë errësira të maskonte disi, ndërsa këndoje ti unë shihja orën”… Kjo është dhe historia e vërtetë e njohjes së tij me Anjën, në një karaoke ndërkohë që tashmë lidhja nuk po mbahet më sekret. Nga ana tjetër sopranoja e njohur Inva Mula ndoshta kishte menduar ta mbyllte shpejt e shpejt gjyqin e divorcit me bashkëshortin Pirro Çako. Por ky i fundit mesa duket ka vendosur ta lodhë pak. Seanca e parashikuar të ishte më 5 qershor u shty nga Pirro me pretendimin se ishte i angazhuar me disa projekte muzikore në Itali, dhe nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm. Ndaj për këtë arsye ai ka kërkuar që seanca e radhës të zhvillohet pas datës së nesërme (28 qershor), ditë kur në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet 2009
.

Elvana Gjata, kete vere pushime pa te dashurin

Në fakt po ta pyesësh Elvanën se ku do shkosh me pushime, për të ngjan si një pyetje absurde pasi vajza simpatike e muzikës së lehtë shqiptare është sot në kulmin e suksesit të saj dhe jashtëzakonisht shumë e kërkuar, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë. Kishte shumë pak këngë në repertorin e saj kur filluan kërkesat për ta patur Elvanën në koncerte në diasporë. Ndërkohë që ajo ndjehej keq, pasi kudo këndonte ato pak këngë që kishte, spektatorët ndjeheshin më mirë se kurrë me prezencën e Elvanës, një vajzë e bukur dhe shumë e talentuar. Dhe këtë boshllëk duket se e ka rikuperuar shumë shpejt, pasi është një nga këngëtaret që po bën më shumë këngë të reja, të cilat nxiton t’i bëjë edhe klipe. Ndërkohë puna për albumin e ri ka kohë që ka nisur dhe thuhet që do të dalë në treg nga shtatori i këtij viti. Nëse koleget e saj pohojnë se sot nuk ia vlen të harxhosh para nëpër klipe si dhe me albume pasi nuk ka aq shumë shitje, dhe kanë zgjedhur koncertet si një biznes më i mirë, Elvana po i bën të gjitha. Prandaj dhe pushimet mbeten gjithmonë një plan, që edhe nëse realizohet do të jetë gjithmonë shumë i reduktuar. Pas angazhimeve me fushatën, Elvana arriti të bëjë vetëm dy ditë plazh në Dhërmi me familjen e saj, ku paparaci ynë arriti t’i shkrepë disa foto, ndërkohë që ajo ishte në det me të ëmën. Nuk vihej re prezenca e Rogertit, të dashurit të saj prej disa vitesh tashmë. Gjatë muajit korrik Elvana do të jetë e angazhuar me koncerte jashtë Shqipërisë, ndërkohë që në gusht ka një axhendë të ngjeshur me koncerte në bregdetin shqiptar nga Velipoja në Sarandë, ku fansat e saj do të kenë mundësi ta shohin dhe ta dëgjojnë këngëtaren e tyre të preferuar.