Albsig

20/12/2009 20:17

 

 

. Shoqëria është licencuar më 10.09.2004 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Tiranë, Shqipëri, me Vendimin Nr. 45, datë 10.09.2004 në cilësinë e siguruesit të jo-jetës (trajtim dëmesh). Gjithashtu, me Vendim të Ministrisë së Financave të Maqedonisë Nr. 11-4868/12, date 23.04.2007, ALBSIG sh.a.,Tiranë, është lejuar të ushtrojë veprimtari sigurimi në territorin e Maqedonisë. Licencat japin të drejtën e shitjes së një nomenklature të gjerë të produkteve të Jo-jetës, fakt i cili ka mundësuar një aktivitet shumëplanësh me efekte financiare të ndjeshme.

2. ALBSIG SH.A. përfaqëson bashkimin e kapitaleve të personave të mirënjohur të bizneseve shqiptare.

Kapitali Themeltar (përfshirë ALBSIG Maqedoni), me 31.03.2008 arrin në rreth 4 750 000 Eur (kursi 1 eur = 123 lekë), nga i cili:

I – Albsig sh.a. Tiranë: 4 000 000 Eur, me strukturën në vijim:

a- Mjete monetare 3 000 000 Eur;

b- Kontribut në natyrë 1 000 000 Eur (ambiente pune për administratën).

c- Numri i aksioneve në Kapitalin Themeltar të Shoqërisë është 493 210 me vlerë nominale 1000 lekë secili.