Aleks Buda

20/12/2009 14:41

 Aleks Buda lindi në Elbasan (Shqipëri) në vitin 1911 dhe vdiq në Tiranë në 1993. Është shkolluar në Itali dhe Austri. Krijoi Akademine e Shkencave te Shqiperise dhe njekohesisht u zgjodh kryetari i pare i saj ne 1972.

Pasi kryen studimet e mesme dhe të larta në Vienë për letërsi, ai fiton titullin profesor dhe bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave dhe kryetar i saj që nga krijimi e deri në fund të jetës së tij. Veprimtaria kryesore e tij ishte studimi i historisë, veçanërisht në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare. Ai është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të “Historisë së Shqipërisë vëllimi I” dhe autor i disa studimeve për periudha të ndryshme të Historisë së Shqipërisë, sidomos për atë të “Skënderbeut” për entrogjenezën e popullit shqiptar si dhe autor i shumë shkrimeve publicistike.