Baba Ali Tomorri

20/12/2009 14:45

 Baba Ali Tomorri lindi në Shalën e Tepelenës] nga fundi i shekullit të XIX. Është një nga shkrimtarët dhe historianët e rinj të bektashizmit. Shkrimet e tij nënshkruhen edhe me emrat Varfe Ali Prishtina ose me pseudonimin “Turabi”. Botimet e tij janë të karakterit fetar bektashian. Ndër to dallohen: “Bektashinjtë e Shqipërisë”, Korçë, 1921, “Leteratyra e Bektashinjtë” (pa vend botimi, pa datë)., “Histori e Bektashizmës”,[ [Tiranë]], 1929, “Nefese dhe Gazele bektashiane”, (pa vend e pa datë botimi).

Botoi edhe shumë shkrime dhe vjersha të veçanta në organet e shtypit të kohës. Një poezi e tij i është kushtuar flamurit kombëtar: “Flamurit të Shqipërisë”.

B. Ali Tomorri qe një nga organizatorët kryesorë të tre Kongreseve Bektashiane: Kongresit të Parë Bektashian që i zhvilloi punimet në Prishtinë, ku ishte edhe selia e parë e teqesë së tij (në 1922). Kongresit të Dytë që u mbajt në Gjirokastër, më 1926 dhe Kongresit të Tretë në Turan të Korçës, me 1929. Më 1921 B. Ali Tomorri nxori dhe drejtoi fletoren “Reforma”. Më 1947 u dënua me vdekje nga gjyqi komunist dhe u ekzekutua me akuzen se ka bashkëpunuar me anglezët.