E dinin ne kome per 23 vjet: Bertisja, por s’me degjonin

20/12/2009 19:53

 Mjekët e besonin në komë, mendonin se truri i tij ishte shuar bashkë me trupin. Por ja që mendja e tij ishte vigjilente dhe tentonte me shpresën që të kuptohej nga jashtë. Ka qëndruar “i burgosur” në trupin e vet të palëvizshëm për 23 vjet. “Bërtisja, bërtisja, por askush nuk më dëgjonte”, thotë. Derisa dikush e kuptoi vërtet. Rom Houben, me origjinë belge, pati një incident me makinë në vitin 1983. Ishte 23 vjeç dhe nga atëherë konsiderohej pacient në komë, përpara se të zbulohej se ishte koshient. Praktikisht, mjekët e kanë cilësuar çështje të dëshpëruar gjatë këtyre viteve. Tani mund të komunikojë me një kompjuter të pajisur me një tastierë të veçante: “Nuk do ta harroj kurrë ditën kur më zbuluan. Ishte lindje e dytë për mua”, shkruan Houben.