Gangsta Papa
Pos që i pëlqen këpucët firmato, Papa Benedikti XVI më dëshirë dëgjon edhe muzikën rep, respektivisht reperin 2Pac. Reperi Tupac Shakur, i njohur si 2Pac, i cili në këngët e tij i këndon drogës, seksit, dhunës në rrugë, është vetëm njëri nga këngëtarët e preferuar të Papës, sipas një liste e cila është prezantuar në ueb-faqen MySpace. Krahas reperit kontrovers, dhe këngës së tij “Changes”, Benedikti XVI në listën e tij të preferuar të muzikës ka radhitur edhe Shirley Bassey dhe këngën “After the Rain” si dhe “Uprising” nga grupi britanik Muse. Dhe përderisa disa komentojnë se lista tregon shijen e pazakonshme të Papës për muzikë, të tjerët thonë se bëhet fjalë për përpjekjet e Kishës Katolike për t’iu afruar besimtarëve të rinj.