Gruaja fiton te drejten te behet baba

20/12/2009 15:46

 Një gjermane, e quajtur Brigita, e cila jeton në një lidhje lezbike, në qytetin Keln, ka fituar të drejtën të jetë babai biologjik i një fëmije. Para së të ndërronte gjininë, Brigita kishte ruajtur spermën e saj, prej së cilës ka lindur fëmija në barkun e partneres së saj – e cila në vitin 2007 ka lindur një djalë. Brigita ka lindur si mashkull Bernd, ndërsa gjininë e kishte ndërruar në vitin 1997. Gjykata ka insistuar që në certifikatën e lindjes të fëmijës të shkruhet emri Bernd – në mënyrë që të shmanget rreziku potencial i dyshimit se njëri nga prindërit e fëmijës të etiketohet si “transeksual”. Gjykata ka ndryshuar emrat – për ta mbrojtur kështu identitetin e prindërve të fëmijës.