Hormoni, bar i ri kunder kancerit

20/12/2009 13:48

 Një hormon/proteinë të cilën e prodhon trupi i femrës gjatë shtatzënisë, mund të shndërrohet në një mjet të fuqishëm kundër kancerit.

Alfa-fetoproteina, e cila gjendet në gjakun e fetusit, pengon rritjen e tumorit, ndërsa shërben edhe si parandalues i zhvillimit të tumoreve të reja- pohon një studim i ri.

Edhe pse shkencëtarët thonë se nevojiten edhe hulumtime shtesë për të zbuluar detaje më të shumta në lidhje me këtë efekt, ata besojnë se kjo proteinë e fuqishme mund të ndihmojë, sidomos në luftën kundër kancerit të gjirit.

Hormonet e shtatzënisë, siç është estrogjeni, nxisin prodhimin e kësaj proteine, e cila vepron në zvogëlimin e rrezikut për rritjen e tumorit- thonë autorët e studimit.