Inxhinieri Programesh

20/12/2009 14:10

 Inxhinieri Programesh, (ang.: Software Engineering.), është një degë e Shkencave Kompjuterike që merret me prodhimin, mirëmbajtjen, testimin dhe përmirësimin e programeve të ndryshme informatike (Software Maintenance). Termi është përdorur për herë të parë në një konferencë të NASA-s në Gjermani dhe kishte në thelb pikërisht konceptin e mirëmbajtjes dhe testimit të programeve Kompjuterike.

Në ditët e sotme kjo lloj gjenerate e re Inxhinierie, është baza e funksionit të shumë kompanive kompjuterike me famë ndërkombëtare. Si një degë e veçantë Inxhinieria e Programeve përfshihet në shumë Universitete nën disiplinën ose departamentin e Shkencave Kompjuterike si një Opsion i veçantë i kësaj fushe.

Si disipline studiohet në mjaft universitete me famë botërore, kryesisht është e përhapur dhe ka treg të madh pune në vendet e zhvilluara të Azise Jug-Lindore si dhe në Amerikën e Veriut dhe në Australi.

Kohët e fundit ka filluar të hyjë në terminologjinë e përditshme edhe të universiteteve me të zakonshme Evropiane dhe ti kushtohet rëndësi e veçantë në fushën e Informatikës.