Kryeministri mbetet pa pune, kishte munguar pa arsye

20/12/2009 19:50

 

 Kryeministri i ishullit të vogël në Paqësor, Vanuatu, ka mbetur pa punë, për shkak se kishte harruar të linte një arsyetim të shkruar për mungesën e tij. Edward Natapei ka munguar në tri mbledhje, ndërsa kishte harruar t’i tregonte kryesuesit për mungesën e tij. Natapei kishte shkuar në një udhëtim zyrtar, ndërsa ligji e obligonte atë që të raportonte me shkrim nëse do të mungonte më shumë se 2 mbledhje. Parlamenti i këtij vendi të vogël, menjëherë kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme, ndërsa kryeministri më të marrë vesh se kabineti i tij kishte harruar rregullin për 3 mungesa, ishte nisur me urgjencë drejtë shtëpisë së tij nga Trinidadi e Tobago. Deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri, javën e ardhshme, Vanuatu do ta ketë një kryeministër të përkohshëm.