Kur i pasuri behet i varfer

20/12/2009 19:55

 Një biznesmen britanik, i zhgënjyer nga jeta komerciale, ka vendosur të hedhë prapa karrierën e tij të suksesshme, dhe të jetojë në natyrë pa asnjë metelik. Mark Boyle nga Bristoli, ka hequr dorë nga puna dhe paratë, dhe si një varfanjak ka vendosur të jetojë në një kamp-shtëpizë të vjetër. Ky 30-vjeçar, madje ka vendosur që edhe gjërat elementare higjienike t’i marrë nga natyra, kështu letrën e tualetit e ka zëvendësuar me gazeta të vjetra, ndërsa detergjentin e ka prodhuar nga zierja e arrave. Tani për tani, ai thotë se jeta i ecën në mënyrë fantastike – pasi ka mësuar shumë nga natyra – dhe thotë se, “nuk e kishte ditur se si paraja i kishte sjellë aq shumë stres dhe brenga në jetë”.