Leucemia, shkencetaret zbulojne vaksinen kunder semundjes

10/01/2010 02:54

 

 

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar së fundi vaksinën kundër sëmundjes së leucemisë. Për herë të parë te njerëzit do të testohet vaksina kundër leukemisë. Ky mund të jep një hap i madh drejt mjekimit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar terapi, e cila mund të shërbejë për parandalimin e kthimit të leucemisë pas hemoterapisë ose pas transplantimit të palcës kockore. Mjekët shpresojnë që terapia e re, e cila aktivizon sistemin imunitar që të luftojë vetvetiu kundër leucemisë, njëherazi mund të jetë e dobishme edhe për mjekimin e llojeve të tjera të karcinomave. Vaksina e parë do t’i jepet një pacienti në New York, ndërsa më tutje vaksina do t’u jepet edhe pacientëve të tjerë anekënd botës. Të dhënat statistikore tregojnë se te shumica e të rriturve, pas terapisë ekzistuese, leukemia kthehet, ndërsa qëllimi i terapisë së re është që të pengohet kthimi i sëmundjes.
Fillesa e sëmundjes
Një grup shkencëtarësh italiane kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm në luftën kundër leucemisë. Departamenti i Onkologjisë Eksperimentale në Universitetin e Milanos dhe Peruxhias kanë zbuluar qelizat e rrënjëve të leucemisë, duke zbuluar edhe fillesën e sëmundjes vdekjeprurëse. Kërkimi është publikuar në revistën “Nature”, ku shkencëtarët shpjegojnë edhe pavdekshmërinë e qelizave të kancerit që ndodhen në zonën celes “P21”, një proteinë e ciklit qelizor. Pas studimeve të gjata, shkencëtarët kanë arritur të sulmojnë këto qeliza, duke kthyer në të vdekshme edhe zonën “P21”, e cila është shkaktarja e sëmundjes së frikshme. Edhe pse gjatë viteve të fundit janë zbuluar shumë ilaçe që izolojnë qelizat tumorale, shpeshherë këto të fundit arrijnë të shumohen duke kaluar çdo pengesë. Me zbulimin që është bërë së fundmi zbardhet fakti se pas qelizave të sëmura veprojnë edhe disa qeliza të tjera “mëmë”, nga të cilat ka fillesën sëmundja. Këto qeliza mund të konsiderohen edhe si serbatori i sëmundjes, pasi furnizojnë në çdo moment miliona qeliza të tjera të sëmura, të cilat më pas sulmojnë trupin e njeriut.
Leucemia e fëmijëve
Leucemia te fëmijët është një lloj kanceri. Ai është kancer i qelizave të bardha. Qelizat e bardha krijohen në palcën ashtërore (pjesa e butë e mesit të ashtit). Roli primar i tyre është që të luftojnë kundër infeksioneve. Kur fëmija është i sëmurë nga leukemia, palca ashtërore prodhon një numër të madh të qelizave abnormale të cilat i shtypin qelizat normale të gjakut. Kjo i vështirëson funksionet e gjakut. Nuk ka numër normal të qelizave të bardha të gjakut, për të luftuar me infeksionin. Pasi që gjatë leukemisë është çrregulluar edhe prodhimi i pllakave të gjakut (trombociteve) fëmijët kanë gjakosje nëpër lëkurë dhe në organet e brendshme. Leucemia e fëmijëve fillon në palcën ashtërore. Prej atje mund të përhapet edhe nëpër pjesët e tjera të organizmit. Nuk ekziston test special me anë të së cilit mund të bëhet zbulimi i hershëm i leucemisë. Ekzistojnë më tepër tipe të leucemisë limfoblaste dhe jo limfoblaste. Por në marrëdhënie me fillimin dhe rrjedhjen e sëmundjes ekzistojnë edhe leucemi akute dhe kronike. Te fëmijët, më e shpeshtë është leucemia akute limfoblastike (LAL).
Faktorët e rrezikut
Nuk janë të njohura shkaqet e leucemisë. Ekzistojnë disa faktorë të rrezikut: sëmundjet e gjakut, siç është sindroma mielodisplastike; hemoterapia dhe terapia e radiaconit; probleme gjenetike sikurse sindromi i Daunit; anemia-fankoni; sindromi-Klinefelter; sindromi Li-Fraumeni; nurofibromatoza; ataksia teleangiektazia; sindromi Viskot-Oldriç; marrja e barërave të cilat e zvogëlojnë sistemin e imunitetit (sistemi për imunitet e mbron organizmin); shkalla e lartë e radiacionit; disa viruse, sikurse virusi leukemik i T-qelizave humane; puna me hemikale, sikurse janë benzene ose formaldehide. Këto janë vetëm faktor të rrezikut. Te shumica e njerëzve te të cilët është prezent ndonjëri nga faktorët e rrezikut nuk do të sëmuren nga leucemia. Ndërsa përsa i përket njerëzve që mund të preken nga kjo sëmundje, mjekët bëjnë të ditur se të gjitha moshat mund ta fitojnë leukeminë. Ky është lloji më i shpeshtë i kancerit te fëmijët. Te raca e bardhë është më e shpeshtë, në krahasim me racat e tjera. Njësoj sëmuren edhe djemtë edhe vajzat. Më së shpeshti paraqitet në moshën 2 deri në 8-vjeçare. Sipas Shoqatës Amerikane për Kancer, çdo vit rreth 2000 fëmijë sëmuren nga leucemia. Kurse në vendin tonë zbulohen rreth 20 raste të reja të leucemisë te fëmijët deri në moshën 15-vjeçare, në vit.

Cilat janë simptomat dhe shenjat kryesore

Anemia
Tendenca e rritur për gjakderdhje (gjakosje nga hunda, gjakosje nga qiellza e gojës, gjakosje nëpër lëkurë)
Temperatura
Dhembja e kokës
Infeksioni ose të ftohurit që zgjasin në gjatë kohë dhe nuk kalojnë
Humbja e oreksit (apetitit)
Djersitja gjatë natës
Dhembja në eshtra dhe nyje
Zbehja
Vështirësia në frymëmarrje
Fryrja e barkut – kjo është shkaktuar nga rritja e mëlçisë së zezë dhe lienit
Fryrja e nyjeve limfatike (posaçërisht në qafë, nën sqetulla, përreth organeve gjenitale)
Lodhja
Dobësia

Si trajtohet sëmundja

Secili fëmijë është i ndryshëm. Më shpesh trajtimi përfshin:
Hemoterapinë
Në këtë trajtim përfshihen barëra të cilat i shkatërrojnë qelizat abnormale. Hemoterapia merret përmes gojës ose jepet përmes venës (intravenoze). Në kohën më të re të sëmundjes jepet përmes kateterëve qendror.
Terapia me radiacion
Për shkatërrimin e qelizave anormale në këtë terapi përdoren rreze X me energji të lartë.
Transplantimi i palcës ashtërore
Pasi qelizat abnormale të shkatërrohen me ndihmën e hemoterapisë dhe terapisë rrezatuese, të sëmurit i bëhet transplantimi i palcës ashtërore të shëndoshë (nga dhuruesi i shëndetshëm), në mënyrë të tillë që jepet përmes venës. Kjo palcë shkon në palcën ashtërore të pacientit dhe prodhon qeliza të shëndosha të gjakut. Shumica e fëmijëve që vuajnë nga leucemia nuk do të kenë nevojë nga transplantimi i palcës ashtërore.

Sa zgjat leucemia
Leucemia zgjat për një kohë të gjatë
Qëllimi i trajtimit është që të arrihet emisioni
Gjatë emisionit arrihet deri humbja e simptomave dhe me hulumtimet e mbërritura nuk mund të shihen më qelizat kancerogjene në organizëm
Sapo hyn në remision fëmija ka nevojë nga hemoterapia edhe 2-3 vjet, që të mos kthehet sëmundja
Ndonjëherë edhe përveç hemoterapisë, leucemia përsëritet Atëherë përdoren tipa të tjera të trajtimit
Leucemia mund të shërohet
Me shërim nënkuptohet remisioni i cili zgjat 5 ose më tepër vite
Shpejtësia e shërimit ndryshon te secili fëmijë dhe varet nga i ashtuquajturi faktori prognozues edhe nga organizmi i fëmijës