Mungesa e vitamines D dhe semundjet e melcise

20/12/2009 13:42

 

 Studimet e fundit në të cilat kanë marrë pjesë 118 pacientë me sëmundje kronike të mëlçisë, kanë vërejtur një mungesë të lartë të vitaminës D te të sëmurit.

Mungesa e vitaminës D kishte ndryshuar nga e lehtë deri në shumë e shprehur, ndërsa niveli i ulët më serioz i kësaj vitaminës ishte vërejtur te femrat me prejardhje afro-amerikane me cirrozë të mëlçisë.

Bazuar në këtë, autorët e studimit mendojnë se pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë duhet të marrin sasi shtesë të vitaminës D në formë të ushqimeve të pasura me këtë vitaminë ose suplementeve (tabletave me vitaminë D).