Nje shpikje per gjumashet

20/12/2009 15:40

 Keni problem të zgjoheni në mëngjes nga gjumi? Ju ndodh kjo pothuajse gjithmonë? Debatoni për këtë edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes sepse nuk arrijnë t’ju zgjojnë as familjarët tuaj? Atëherë për këtë problem madhor tuajin, tashmë është gjetur një zgjidhje që mund t’ia arrijë përfundimit të dëshiruar. Së fundi, një person ka shpikur një mekanizëm – i cili garanton se patjetër se do t’ju zgjojë nga gjumi. Por si mund te ndodhë kjo, për këta njerëz kjo mund te duket e pamundur. Jeff Saltzman ka shpikur mekanizmin, i cili fryhet nën dyshek të shtratit – duke e ngritur atë gradualisht, dhe nëse nuk zgjoheni me kohë, ju edhe do të bini nga shtrati.