NJE VAJZE SHTATZANE DIKUR BRAKTISA

21/12/2009 15:52

 



- Në poret e trupit më digjet si zjarr,
Ndjenja e shpirtit të shkrumbuar.
Gjinjtë më lotojnë si sytë e drerit të sapovrarë,
Trupi yt nën kërthizë më rritet,
Mitrën pushtove me gjak te bardhë,
E rritet, rritet ne pafajsine e mëkatit.- 
Bërtite qetësisht atë natë,
Me trup të rënduar nga fara ime,
Me shpirt të lulëzuar nga fara ime,
Mbi shkrumbin e dashurisë që të dogji.
- Përballë s’të kam, në krah s’të kam,
Në zemër të kam, në mitër të rris,
Si vuajtje e gjallë e ndjenjës së djegur. -
Bërtite qetësisht atë natë.
Me dhimbje për ditën që do të lindëte,
E mjerë për flakën që të dogji,
E bukur për amësinë që të fala,
E vdekur për jetën me vuajtje që të ngjalla.