Pamela Anderson:Kam perdorur Droge

21/12/2009 15:29

 Nuk kishte si te mungonte nje yll kinemaje si Pamela Anderson ne listen e perdoruesve te droges duke pare famen dhe jeten jo shume normale qe ben ish protagonistja e serialit “Baywatch”.

Biondja me origjine finlandeze ka pranuar se ne moshe te vogel ka perdorur droge, por shton se ka hequr dore shpejt. Gjate intervistes ne spektaklin anglez te Jeremy Kyle, 42 vjecarja pohoi se droga nuk ben per te.

Ajo ka pranuar gjithashtu se ka hequr dore perkohesisht nga alkooli. “Nuk pi me asnje gote qe prej nje muaji. Ndonjehere do provoj shampanje te mire por tashme kam marre disa kohe pushim”, shton ajo.