Pemet dhe perimet mbrojne nga kanceri i mushkerive

20/12/2009 13:47


Një studim ku kanë marrë pjesë 1830 pjesëmarrës, gjendja shëndetësore e të cilëve është përcjellë për gati nëntë vite, ka nxjerrë si përfundim se konsumimi i vetëm 100 gramë pemë dhe perime në ditë, ul dukshëm rrezikun për t’u prekur nga kanceri në mushkëri.

Ndikimi pozitiv i konsumimit shtesë të pemëve dhe perimeve është vërejtur edhe te duhanpirësit, të cilët përndryshe i takojnë grupit të rrezikuar, kur është fjala për këtë sëmundje.

Në kuadër të rezultateve, autorët e këtij studimi këshillojnë që të konsumohet sa më shumë pemë dhe perime gjatë ditës, ndërsa këtë ta bëjnë veçanërisht ata që pinë duhan.