Sali Berisha

20/12/2009 14:51

 Sali Berisha, Dr. (L. 15 tetor 1944, Tropojë) - doktor, profesor, kardiolog, president dhe kryeministër shqiptar.

Edukimi
Në vitin 1967 mbaroi studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Studimet pasuniversitare në fushen e Hemodinamikës, i mbaroi në Paris (Francë).

Karriera
* Antar i Partise se Punes se Shqiperise dhe Sekretar i Organizates se PPSh-se ne Qendren Spitalore.
* Prof.Dr.Sali Berisha ka qenë president i Shqipërisë gjatë viteve 1992-1997.
* Në vitin 1968 emërohet si anëtar i Komitetit Evropian për Zhvillim në Shkencat e Mjekësisë.
* Karriera politike e Sali Berishës ne fakt fillon me te qenurit sekretar partie i QSUT. Angazhohet me pas me lëvizjen studentore të Dhjetorit 1990 në të cilën ai merr pjesë si aktivist i dalluar kundër sistemit qeverisës të Shqipërisë së viteve 1990. Një vit pas fillimit të lëvizjes emërohet kryetar i partisë së dalë nga ajo: Partia Demokratike. Në zgjedhjet e Partisë Demokratike të 1997 rizgjidhet si kryetar, pozicion që ende e mban. Është zgjedhur deputet i Parlamentit Shqiptarë në vitet 1991, 1992, 1997 dhe 2001.
* Zoti Berisha ishte President i vendit në vitin 1996, kur shteti i kontrolluar prej tij lejoi krijimin dhe lulezimin e skajshëm të firmave piramidale që perfundimisht zhvatën kursimet e popullit shqiptar. Ne rolin e Presidentit Sali Berisha garantoi se egzistenca e skemave piramidale ishte e parrezikshme dhe u shpreh se: “ - Paratë e shqiptarëve janë me te pastrat në botë”.
* Kur firmat piramidale falimentuan në fund të vitit 1996 protestat popullore u shkallëzuan deri në piken e një Luftë Civile që u kushtoi jetën më shumë se 2000 vetëve. Presidenti Berisha e la postin vetëm pas thërmimit të plotë të shtetit Shqiptar. E zhytur në një krizë katastrofike në vitin 1997 Shqipëria përjetoi disa nga momentet më kritike që pas shpalljes së pavarësisë. Shperthimi i depove të armëve bëri që pasiguria për jetën të ishte një frikë reale ndër qytetarët.
* Më 3 korrik 2005, koalcioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ja arrinë që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë.
* Më 15 tetor 2008, me rastin e pervjetorit te lindjes Sali Berisha i ndihmuar nga Demir Fazlic filloi fushaten elektorale Sali Bolleku do fitoj. Kjo fushat, ne rast fitoreje, mendohet se do ta bej Prof. Dr Sali Berishen udheheqesin me afatgjat te Ballkanit.

Veprat
* Gjatë viteve 1980-1990, përderisa mbante ligjërata në Universitetin e Tiranës, ai botoi literaturë studiuese, tekste për mësim universitar. Po ashtu gjatë kësaj kohe Berisha botoi artikuj në shkencat e kardiologjisë në Shqipëri dhe jashtë saj. Ka punuar si drejtues dhe profesor në Klinikën e Kardiologjisë të Tiranës. Berisha mban titullin Profesor Doktor.

Jeta private
Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane dhe ruse.