Trendafili i kuq

20/12/2009 14:18

 Si duhet te kujdesem

per ty e dashur nuk di,
por po te rrefehem
ta dish c’mendoj per ty.

Mes shoqeve ti dallon
arome e madhshti plote,
ngjyre e kuqe te larteson
se dashuri thote.

Eshte ngjyre gjaku
qe per ne, do te thote jete,
dhe kur te ze meraku
prape me ty lidhet.

Dashuria per atdhe
trimin e fut ne flake,
dhe si dhimbset fare
nga zemra ti pikoj gjak.

E nje trendafil i kuq
edhe pa mesazh te jete,
rrugen nuk e huq
e thote nje te vertete.

Me 101, trendafil
me kujdes te aranzhuar,
hidherimit do ti thoshte - dil
cdo zemer e acaruar.

Edhe kur je ne vazo
dhomen ma zbukuron,
ta dish shpirti im te do
shpesh me ty bisedon.

Ngjyra jote me pelqen
edhe mesazhi sinqerisht them,
aroma shpirtn ma ushqen
mike e jote dua te jem.