Arrest me burg për zyrtarët e arrestuar

Arrest me burg për zyrtarët e arrestuar

 Gjykata e Tiranës ka njohur ditën e enjte me masën e sigurisë arrest në burg dhe arrest shtëpie ër tre zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe tre pronarë firmash të akuzuar për korrupsion për blerjen e uniformave të policisë. Janë paraqitur para gjyqtarit të gatshëm të arrestarit Bujar Murati, Drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme. Redi Popesku, specialist në Ministrinë e Integrimit. Tahir Imami, Shef i Programimit të Prokurimeve në Gardën e Republikës, Artan Berberi, pronar i Kompanisë "Malbertex shpk' dhe Jani Gjergjefi, pronar i Kompanisë "Gjergjefi shpk". Të cilët kanë marrë masën "arrest në burg" ndërsa Agur Sadiku, pronar i Kompanisë "Sadiku shpk" është njohur me masën e sigurisë arrest në shtëpi. Sipas burimeve nga gjykata e kryeqyetit mësohet se asnjë nga të arrestuarit nuk kanë folur ndërkohë mësohet se ky vendim do të apelohet nga avokatët mbrojtës të zyrtarëve. Ndërsa sipas prokurorisë mësohet se pas një hetimi 4 mujor dhe një përgjimi telefonik 5 mujor mësohte se Bujar Murati, Redi Popesku dhe Tahir Imami, punonjës të minsitrisë së brendëshme kanë favorizuar e përzgjedhur disa subjekte tregtare për të klasifikuar fitues në procedurat e prokurimit për blerje veshje për disa institucione me vlerë limit dhe blerje këpucë, në përfitim prej tyre të shumave të konsiderueshme të parave, të cilat ja kërkonin ryshfet nga 5% deri në 10 % të vlerës së limitit të prokurimit.