Mbërrijnë 10 mijë doza kundër virusit A/H1N1

 Ka mbërritur në Shqipëri vaksina ndaj virusit A/H1N1. Janë rreth 10 mijë doza, të cilat do të shpërndahen në Tiranë, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në repartet intensive të saj, si dhe në Sanatorium.

Vaksina vjen nga Hungaria, nga një firmë shumë e njohur prodhuese e tyre. Është aplikuar jo vetëm në Hungari, por dhe në vende të tjera dhe nuk ka asnjë raport deri tani që kjo vaksinë që vjen tek ne, ka dhënë efekte anësore në vendet respektive.

Sipas  perfaqesuesve te shendestise, grupet e para qe do te vaksinohen jane femijet e moshes 1 deri ne 5 vjec, grate shtazena, personeli mjekësor dhe te semuret kronike.