Përmbytjet,Topalli thirrje banorëve të largohen

Përmbytjet,Topalli thirrje banorëve të largohen

 Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka inspektuar sot zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës. Në një linjë telefonike për RTV "Ora News" Topalli i ka bërë thirrje banorëve në këto zona që të largohen dhe të shkojnë hotelet dhe konviktet që janë vënë në dispozicion të tyre.

"I bëj thirrje banorëve të evakuoehen dhe të bashkëpunojnë me policinë dhe ushtrinë" theksoi Topalli duke shtuar se mund të ketë rritje të nivelit të ujit në orët në vazhdim.
Gjithashtu Topalli theksoi se janë marrë masa për evakuimin e banorëve në zonat e përmbytura dhe shtoi se qeveria do të dëmshpërblejë dëmet e këtyre familjeve të shkaktuara nga këto përmbytje.