Publikoni video materiale në YouTube dhe përfitoni para

Publikoni video materiale në YouTube dhe përfitoni para

Në fund të vitit 2007 shërbimi YouTube ka nisur programin e partneritet YouTube (YouTube Partnership Program), një bashkëpunim i cili përdoruesve të popullarizuar të këtij shërbimi u mundëson të përfitojnë para me video materialet e tyre. Tani në taborin e këtij gjiganti të internetit kanë vendosur ta zgjerojnë këtë program.
      Programi "YouTube Partnership Program - YPP" që prej tani është në dispozicion të masave të gjera, raportojnë nga YouTube, mirëpo për t'i përmbushur kërkesat për hyrje, përdoruesit duhet t'i plotësojnë disa kushte të caktuara.
      "Për të përcaktuar që video materiali i caktuar plotëson kushtet për hyrje në program, YPP do të shikojë faktorë të caktuar siç janë popullariteti i video materialit të caktuar, numri i shikimeve dhe plotësimin e kushteve të përdorimit të YouTube", është theksuar në blogun zyrtar të këtij shërbimi.
      "Nëse video materiali juaj përmbushë kushtet e caktuara do të merrni një porosi me anë të e-mailit me titull Enable Revenue Sharing, i cili do t'u mundësojë që nëpërmes shërbimit Google Adsense të përfitoni nga video materiali juaj i publikuar", theksojnë nga kompania.
      Për fat të keq, përdoruesit lokal të YouTube të cilët vetëm sa kanë filluar të ndezin video-kamerat e tyre, zgjerimi i programit YPP fillimisht ka të bëj vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo është paralajmëruar se ky program me kohë do të zgjerohet edhe në pjesën tjetër të botës