Rama: Sukseset e Berishës, imagjinare, vendi në krizë

Rama: Sukseset e Berishës, imagjinare, vendi në krizë

 TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i cilëson “imagjinare” sukseset të cilat kryeministri Berisha deklaroi mbrëmë se ka arritur në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, ndërsa thekson se vendi po zhytet gjithnjë e më shumë në krizë ekonomike dhe demokratike 


“Parada e sukseseve të Sali Berishë janë pjellë e fantazisë së pinokut tonë qeveri. E vërteta është se vendi ynë ka hyrë në një krizë të pashoq shumë më alarmanet se sa tregojnë shifrat e INSTAT, të Sali Berishës .“- theksoi sot lideri socialsit në një konferencë për shtyp si kundërpërgjigje e deklaratave të kryeministrit Berisha.

Rama akuzon kryeministrin Berisha si fajtorin kryeror të krizës në të cilën ndodhet vendi dhe që do të ndjehet më shumë pas janarit të 2010.
“Marrëzia e tij për pushtet të përjetshëm, e para të madhe përmes korruptimit të pushtetit, ja ka shterur fuqitë ekonomisë shqiptare dhe ka provokuar një rënie agresive ekonomike, të cilën nuk e ndjen oborri i familjes në pushtet por e vuajnë dhe do ta vuajnë përditë e më shumë pas Vitit të Ri familjet shqiptarë që nuk kanë lidhje me atë oborr.