Shfletuesi elektronik

 Shfletuesi elektronik është një program përmes të cilit bëhet shfletimi i faqeve të krijuara në rrjetin e internetit. Shfletuesi elektronik zakonisht kryen më së paku dy funksione: shfletimin (gjurmimin) dhe intepretimin e fletave të gjetura në internet. Në praktikë këto programe kanë edhe komponete tjera që ju mundësojnë kryerjen më shumë funksioneve si p.sh.: bllokimin e fletave të padëshiruara, etj.