Solana: Shqipëria dhe Bosnja shumë shpejt në zonën Shengen

 Solana: Shqipëria dhe Bosnja shumë shpejt në zonën Shengen

 

 
Ish zyrtari i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Havier Solana, ka vlerësuar se bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi në Ballkan janë me rëndësi vendimtare, ndërsa forcë nxitëse, sipas tij, paraqet integrimi europian. Në një tekst autorial të botuar në të përditshmen e Podgoricës "Pobjeda", Solana ka nxjerrë në pah se "me ndërlidhjen më të fuqishme të vendeve, ideja për luftërat dhe konfliktet bëhet e pamundur " Ai ka pohuar se perspektiva europiane e Ballkanit po bëhet gjithnjë e më e prekshme dhe se zgjidhja për këtë hapësirë nuk është tek ndarjet dhe ndasitë e mëtejshme, por tek integrimi në Bashkimin Europian. 
Solana ka përshëndetur vendimin e BE-së për heqjen e vizave për shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, dhe në këtë mënyrë ata do të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e Shengenit. Ai ka shfaqur bindjen se i njëjti vendim do të miratohet edhe për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe ka shtuar se BE-ja po shqyrton rrugët e përfshirjes së Kosovës në procesin e liberalizimit të regjimit të vizave