Tafaj: Punë intensive për përgjigjet e pyetësorit të BE

 Punë intensive për përgjigjet e pyetsorit të BE-së, kjo ka qenë kërkesa që Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj që i drejtoi stafit të tij gjatë një takimi të zhvilluar në ministri. Tafaj ju komunikoi mënyrën se si MASH do të përmbushë dy kapituj nga pyetësori i BE-së. 

Ai theksoi se pika më e fortë e Ministrisë së Arsimit është pjesëmarrja e botës akademike në vendimarrje. Për përgatitjen e pyetësorit do të angazhohen ekspertët më të mirë të Universiteteve publike dhe private, si edhe pjesëmarrës nga shoqëria publike dhe private. Gjatë këtij takimi Ministri Tafaj vlerësoi se ky pyetësor jep mundësinë për të reflektuar për të gjitha reformat e rëndësishme që janë bërë deri tani në arsim dhe shkencë.